Agjencia Zhurnal.mk.

Ademi thyen heshtjen dhe flet për trajnerin e ri të Kosovës: Turqit nuk i kemi pasur asnjëherë si opsion

Tash e disa ditë, pozita e përzgjedhësit të Kosovës është çështja kryesore, me të cilën është duke punuar Federata e Futbollit të Kosovës.

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi se bashku me komisionin ka qenë në bisedime me disa trajnerë nga anë e mbanë Evropa, por ende s’kanë arritur marrëveshje me asnjërin prej tyre, shkruan lajmi.net.

Para disa ditëve është raportuar që FFK është në negociata me një trajner turk, por kjo nuk është e vërtetë. Ademi për “Lajmi.net” ka zbuluar se trajnerët turq nuk janë as opsion për Kosovën.

“Asnjëherë turk, pa ndonjë nënçmim, nuk kemi biseduar dhe as nuk i kemi pasur si opsion, për faktin që kemi listën prej pesë trajnerëve finalistë dhe sigurisht kërkojmë diçka të Evropës. Ekipi dhe lojtarët tanë janë që jetojnë në Evropë kanë kulturën e tyre, prandaj duam trajner të Gjermanisë dhe Zvicrës, sigurisht kërkojmë një kalibër të tillë evropian”.

Tutje, Ademi mohoi edhe spekulimet që Felix Magath ka refuzuar Kosovën, duke treguar se në listën e pesë trajnerëve, të gjithëve u kanë bërë ofertë, mirëpo ende nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

“Të gjithë janë ende opsion, kemi bërë ofertat, por ende s’kemi marrë përgjigje nga asnjë prej këtyre pesë trajnerëve”.

Ndërkohë, pritet që Kosova të zhvillojë miqësoret e marsit me trajner të ri. Kujtojmë, se me 29 mars, “Dardanët” do përballen me Zvicrën.

Related posts

LSM-ja edhe sot në protestë para Kuvendit

Xh M

Mickoski: Në takim me Qeverinë hyra i shqetësuar, dola i shqetësuar

Xh M

MM-ja e përshëndeti vendimin e Sindikatës së pavarur të ushtarëve profesionistë që të tërhiqet nga greva

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More