Agjencia Zhurnal.mk.

Ademi paralajmëron ardhjen e Ronaldos në Kosovë

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka paralajmëruar ardhjen e ish-sulmuesit brazilian, Ronaldo Nazario, në Kosovë.

Së paku kështu ka lënë të kuptohet i pari i FFK-së në postimin e tij në ‘Facebook’ ku ka bërë të ditur se është takuar me ‘Fenomenin’ në Katar, atje ku po zhvillohet Kampionati Botëror i futbollit.

 

Ai ka thënë se bashkë me brazilianin diskutuan për vizitën e parë të Ronaldos në vitin 1999 si dhe e ka ftuar që ta vizitojë Kosovën, ftesë të cilën, sipas Ademit, ai e ka pranuar me kënaqësi.

“Pas ndeshjes hapëse të Kupës së Botës 2022, Katari – Ekuadori, e takova Fenomenin Ronaldo Luís Nazário de Lima. E kujtuam vizitën e tij të parë menjëherë pas përfundimit të luftës në vitin 1999. Ftesën time për ta vizituar sërish Kosovën, Fenomeni e pranoi me kënaqësi.”, ka shkruar Ademi.

I pari i Federatës së Futbollit nuk ka zbuluar se kur mund të realizohet kjo vizitë.

Related posts

Atalanta e blindon Gjimshitin, mbrojtësi shqiptar vazhdon kontratën me bergamaskët

Z.H

Allegri: Nuk e di nëse Dybala do të jetë apo jo lojtar i Juves

D V

Reja reagon për sulmin ndaj shtëpisë së Armand Dukës

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More