Agjencia Zhurnal.mk.

Ademi në KOSAK konferencë në Pragë

Shkup, 15 nëntor – Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Arbër Ademi, sot në Pragë mbajti fjalim kushtuar Perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe vendeve të Partneritetit Lindor, në kuadër të ditës së dytë të Konferencës së Komisioneve për Çështje Evropiane-KOSAK.

 

Siç kumtoi shërbimi për shtyp i Kuvendit, Ademi e theksoi rëndësinë e procesit të zgjerimit të BE-së me Ballkanin Perëndimor, si një nga mjetet më të forta gjeopolitike dhe të sigurisë për ruajtjen e stabilitetit dhe nxitjen e prosperitetit.

Ademi, siç thuhet, tha se zgjerimi i BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të vazhdojë, në drejtim të procesit të negociatave të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, statusit potencial kandidat të Bosnjë e Hercegovinës dhe Kosovës, progresit në anëtarësim për negociatat e Malit të Zi dhe Serbisë në BE dhe krijimi i marrëdhënies të qëndrueshme të institucioneve perëndimore me Ukrainën, Moldavinë dhe Gjeorgjinë. Për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, theksoi se duhet të arrihet marrëveshje përfundimtare me njohje reciproke mes dy vendeve.

Në lidhje me proceset tona eurointegruese, theksoi se Maqedonia e Veriut shënoi hapjen e shumëpritur të negociatave dhe se vendi i ka vënë vetes qëllim që deri në vitin 2030 të përfundojnë negociatat për anëtarësim në BE.

Ademi, për agresionin ushtarak rus kundër Ukrainës, tha se paraqet rrezik që mund të ndikojë në ndarjen dhe destabilizimin e Evropës dhe se është e nevojshme të ruhet uniteti i BE-së dhe të jepet përgjigje e përbashkët. Me këtë rast, theksoi mbështetjen tonë të plotë për politikën e solidaritetit me popullin ukrainas, e cila zbatohet nga vendet anëtare të BE-së në drejtim të ofrimit të të gjitha llojeve të ndihmës, si dhe në drejtim të masave të sanksioneve të marra ndaj Rusisë.

Në diskutim u dënua agresioni rus kundër Ukrainës së pavarur, që tregoi në mënyrën më tragjike se sa i rëndësishëm është zgjerimi i BE-së me vendet e Bregut Perëndimor dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore për sigurinë, paqen, unitetin, transformimin demokratik dhe prosperitetin ekonomik të të gjithë kontinentit.

Related posts

Në Shtator pritet vendim nga Gjykata në Strasburg për faljet e Ivanovit

Xh M

Shpallet anketa e parë pas zgjedhjeve lokale, si qëndron rejtingu i partive?

I Z

Lajm i mirë për shoferët/ Ulen çmimet e derivateve

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More