Agjencia Zhurnal.mk.

Ademi: KOK-u duhet ta ketë për nder që e ka FFK-në pjesë të saj

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, në emisionin “Ekipi A” në ATV ka folur edhe rreth kategorizimit të sporteve që i ka bërë Komiteti Olimpik i Kosovës, e ku futbolli është renditur në vendin e gjashtë në Kategorinë A, pas xhudos, volejbollit, basketbollit e hendbollit.

“Është nder për çdo Komitet Olimpik ta ketë Federatën e Futbollit pjesë të saj. Futbolli gjithkund në botë është industri. Në Kosovë rreth 30 mijë njerëz janë pjesë e futbollit”.

“Në botë futbolli është sporti numër 1 dhe nëse e shohim në këtë aspekt ai kategorizim nuk është i mirë. FFK e ka moti strategjinë me UEFA-n me FIFA-n, por ndoshta është bërë ndonjë gabim”.

“Unë mendoj se xhudo me mirëkuptimin e të gjithëve duhet të jetë jashtë konkurrimit, sepse është sport që na ka bërë krenar. Sidoqoftë, nëse futbolli është i parëndësishëm për KOK-un, atëherë tërhiqemi, por nëse është i rëndësishëm duhet të jemi aty ku e kemi vendin”, ka theksuar presidenti i FFK-së.

Related posts

Kovaçevski – Çuka: Zgjerimi i BE është prioritet

Xh M

Ilir Daja flet pas fitores së parë në kampionat: E rëndësishme ishte të marrim tre pikë

Redaksia

Bëhen publike konkluzat e Kuvendit për Qeverinë dhe Propozimin francez

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More