Agjencia Zhurnal.mk.

Ademi: Gjykata Supreme ka refuzuar gjashtë ankesa të gjykatësve të shkarkuar nga Këshilli gjyqësor

Shkup, 10 korrik – Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, respektivisht Këshilli për vendimmarrje ndaj ankesave ka refuzuar ankesat e parashtruara nga gjykatësit të cilët prej fillimit të këtij viti ishin të shkarkuar nga Këshilli gjyqësor. Kryetarja e Gjykatës Supreme, Besa Ademi, në intervistën për MIA-n, shprehet se Këshilli për vendimmarrje ndaj ankesave, në mbledhjet e së cilës ajo nuk merr pjesë, prej fillimit të vitit ka vepruar ndaj gjithsej shtatë lëndëve, prej të cilave për gjashtë tashmë ka marrë vendime.

 

Nga kryetarja e Gjykatës së lartë mes tjerash kërkuam përgjigje nëse do t’i kenë parasysh pasojat eventuale me shkarkimin e paradokohshëm nga Këshilli gjyqësor të gjykatësit në Gjykatën Themelore Penale – Shkup, duke marrë parasysh faktin se me shkarkimin e tij disa lëndë nga ish PSP-ja rikthehen në fillim.

Para do kohë nga Këshilli gjyqësor është shkarkuar gjykatësi Goran Boshevski, nga Gjykata Penale, e që e udhëheqë lëndën “Traektorja” dhe anëtar në këshillin gjykues në lëndët “Talir 1” dhe “Shkallë spanjolle”. Të gjitha gjykimet ku gjykatës është Boshevski ose është pjesë e këshillit gjykues janë prolonguar deri në emërimin e gjykatësit të ri, informuan dje nga Gjykata Themelore Penale.

Ajo në intervistën gjithashtu flet edhe për imazhin e gjykatës më të lartë në shtet, e cila në vitet e kaluara ishte në qendër të vëmendjes në raport me orarin e gjykatësve dhe për funksionimin e sistemit AKMIS.

Kryetarja Ademi, njëherësh përgjigjet edhe në pyetje për transparencën, për kërkesat për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të aktgjykimeve të plotfuqishme për të cilat avokatët kanë vërejtje se zgjasin tepër gjatë dhe për Metodologjinë për spastrimin e gjyqësorit për të cilën shprehet se i pengon përdorimi i termit – spastrim i gjyqësorit.

Thuajse të gjitha raportet vendore dhe ndërkombëtare në raport me gjendjen e jurisprudencës bëjnë të ditur se është e domosdoshme reforma e gjyqësorit në shtet. Në raport me këtë Ministria e Drejtësisë vitin e kaluar e përgatiti Metodologjinë për spastrimin e gjyqësorit. E njëjta u miratua edhe nga Këshilli gjyqësor. Momentalisht ky dokument është në Gjykatën Supreme e cila duhet të japë mendimin e saj. A keni vërejtje ndaj Metodologjisë për spastrimin e gjyqësorit dhe kur do të rikthehet e njëjta në Këshillin gjyqësor?

– Në raport me raportet ndërkombëtare për gjendjen në gjyqësor dhe udhëzimin për reformë të domosdoshme mund të them se në raportet ka konstatime për përparim të arritur në zbatimin e hapave reformuese, por gjithsesi jam dakord se ka edhe fusha ku gjendjet duhet të përmirësohen, veçanërisht në pjesën e forcimit të pavarësisë, mëvetësisë, me qëllim që të sigurojmë gjykim të lartë profesional, të ndershëm, të paanshëm dhe efikas.

Në raport me pjesën e dytë të pyetjes për Metodologji të përgatitur për spastrimin e gjyqësorit nga Ministria e Drejtësisë, më duhet t’Ju dëshpëroj meqë nuk kam dëgjuar për ekzistimin e Metodologjisë së tillë dhe më duhet ta pranoj se më pengon përdorimi i këtij termi – spastrim i gjyqësorit. Konsideroj se gjyqësori ka forca dhe mekanizma të mjaftueshëm në kuadër të institucioneve ekzistuese (siç janë Këshilli Gjyqësor, Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Drejtoria e të Ardhurave Publike dhe ngjashëm), që ta zbatojë kontrollin e nevojshëm të gjykatësve, ndërsa kriteret për kontrollin e gjykatësve duhet të mbështeten në standardet tashmë të vendosura profesionale dhe etike, integritet moral, kompetencë, profesionalizëm, pavarësi dhe paanshmëri.

Por, nga ana tjetër nëse mendoni për Metodologjinë për kompleksitetin e lëndëve dhe Metodologjinë për vlerësimin e gjykatësve dhe kryetarëve të gjykatave, Seanca e përgjithshme e Gjykatës Supreme me vërejtje të vogla dha mendim pozitiv në përmbushjen e pjesës së obligimeve dhe aktiviteteve të përmendura në raportin për afrimin e vendit drejt integrimit evropian.

Imazhi i Gjykatës Supreme është prishur me vite të tëra. Ish-kryetari dhe dy gjykatës të tjera të Gjykatës Supreme u shkarkuan për punë të pandërgjegjshme, respektivisht për arsye se kanë lejuar që prokurori publik të përzihet në punën e tyre. Vërejtje kishte edhe në raport me AKMIS-in dhe orarin e gjykatësve në Gjykatën Supreme (viti 2017). Çfarë ndërmerrni Ju si kryetare e re për rikthimin e besimit të qytetarëve në gjyqësorin dhe nëse ka orar të ri të gjykatësve në Gjykatën Supreme?

– Është e vërtetë se një ish-kryetar dhe tre gjykatës të tjerë nga Gjykata Supreme janë shkarkuar, me të vërtetë është e pakëndshme që të dëgjohet ky fakt. Puna e gjykatësve si përfaqësues të njërës prej tri pushteteve, nuk ndiqet vetëm nga Këshilli gjyqësor, por puna e tyre është nën monitorim të vazhdueshëm nga opinioni më i gjerë, siç thotë maksima e njohur – “gjykatësi ai/ajo gjykon derisa opinioni e gjykon”. Prandaj në ushtrimin e postit të gjykatësit jemi të drejtuar para sfidës që të punojmë në rikthimin dhe rritjen e besimit dhe nivelit të perceptimit pozitiv te qytetarët ndaj gjyqësorit.

Lidhur me orarin e punës të gjykatësve në GJSRMV-së për vitin 2021, i njëjti është miratuar nga pararendësi im u.d. kryetar i Gjykatës, e në mandatin tim vetëm është bërë ndryshimi dhe plotësimi i orarit.

Kërkesat për rishikimin e vendimeve të plotfuqishme, respektivisht revizionin e lëndëve sipas një numri të madh të avokatëve zgjasin mes 3 dhe 4 vite. Në këtë periudhë ka raste sipas avokatëve ku të akuzuarit e vuajnë dënimin me burg. Aktualisht ndaj sa kërkesave të këtilla veproni dhe nëse shqyrtimi i këtyre kërkesave zgjatë gjatë?

“Në raport me gjendjen me lëndët ndaj kërkesave të parashtruara për rishikim të jashtëzakonshme të aktgjykimeve të plotfuqishme në Gjykatën Supreme në Departamentin për veprave ndëshkuese nga viti 2017 ka vetëm një lëndë të papërfunduar, por kjo ka të bëjë me faktin se lënda disa herë është kërkuar dhe kthyer në mënyrë administrative në gjykatat më të ulëta. Gjykatësi që ka vepruar ndërkohë është shkarkuar, ndërsa gjykatësi i radhës i cili në përputhje me shpërndarjen automatike e ka trashëguar lëndën si gjykatës informues është përjashtuar për shkak të përmbushjes së bazave ligjore, pas çka lënda është ende në punë. Në Departamentin për vepra ndëshkuese nuk ka lëndë të tjera të pazgjidhura që nga viti 2018 dhe 2019, ndërsa nga viti 2020 ka vetëm 5 lëndë të pazgjidhura.

Në raport me transparencën e gjykatës, a keni plan se si do t’i përmirësoni raportet me opinionin, azhurnimin e rregullt të informacioneve në sajtin e gjykatës, qasjen deri te të dhënat në interes të opinionit, etj?

– Nëse e kontrolloni ueb-faqen e Gjykatës Supreme do të mund të bindeni dhe të konstatoni se ueb-faqja e Gjykatës azhurnohet rregullisht dhe se e njëjta është e pasuruar në pjesën e kumtesave të publikuara për aktivitetet dhe punën e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Për periudhë prej 4 muajve nga zgjedhja ime për kryetare të Gjykatës Supreme dhe marrjen përsipër të postit me përgjegjësi të kryetares me të vërtetë është punuar shumë, janë miratuar dhe aprovuar shumë Mendime parimore juridike. Qëndrimi parimor, mendime dhe sentenca juridike, që janë publikuar në ueb faqen e gjykatës.

Mbetemi të përkushtuar në përmirësimin e punës transparente të gjykatës, si dhe të përkushtuar në përpjekjet për implementimin e zgjidhjeve të reja ligjore në të cilat janë inkorporuar vlerat themelore të Bashkimit Evropian në sigurimin e sistemit të pavarur, cilësor dhe efikas gjyqësor në të cilin të drejtat fundamentale do të respektohen në ligj dhe në praktikë.

Këshilli gjyqësor prej fillimit të vitit e deri tani ka shkarkuar disa gjykatës të instancave të ndryshme të gjykatave në shtet. Një pjesë e tyre kanë parashtruar në Gjykatën Supreme ankesa kundër vendimeve të Këshillit Gjyqësor Republikan. Sa nga këto ankesa janë shqyrtuar dhe cilat janë vendimet e Këshillit për vendimmarrje ndaj ankesave?

– Prej fillimit të vitit, kundër vendimeve të Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut për shkarkim nga ushtrimi i postit të gjykatësit, Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka vendosur ndaj shtatë ankesave të parashtruara nga: Mustafa Shahini, gjykatës i Gjykatës Administrative (ankesa është refuzuar), Vesna Kiçeec, gjykatëse në Gjykatën Themelore Ohër (ankesa është refuzuar), Tatjana Mihajllova, gjykatëse në Gjykatën Themelore Penale Shkup (ankesa është refuzuar), Violeta Duma, gjykatëse në Gjykatën e Apelit Shkup, tani në pension (ankesa është refuzuar), Lidija Nedellkova, gjykatëse në Gjykatën Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut (ankesa është refuzuar). Sofija Laliliq, gjykatëse në Gjykatën Themelore Penale Shkup (ankesa është refuzuar). Krahas të lartpërmendurve, në rrjedhë është procedura për edhe një gjykatës.

Në seancën e fundit Këshilli Gjyqësor shkarkoi gjykatës të Gjykatës Penale Shkup, që vepron ndaj disa lëndëve nga ish PSP-ja, respektivisht me shkarkimin e tij seancat kryesore për këto lëndë rinisin nga fillimi. Në rast se për të njëjtin parashtrohet ankesë në Gjykatën Supreme a do të keni parasysh pasojat që shkaktohen nga ky shkarkim?

– Nëse parashtrohet ankesë nga gjykatësi i shkarkuar, Ju njoftojmë se në përputhje me nenin 72 paragrafin 2 të Ligjit të Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut (G. Zyrtare e RMV-së nr.102/19) formohet Këshilli që do të veprojë ndaj ankesës, i cili Këshill është i përbërë nga nëntë anëtarë, prej të cilëve tre gjykatës të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, nga një prej gjykatave të apelit dhe dy gjykatës nga Gjykata nga e cila është gjykatësi kundër të cilit është nisur procedura. Anëtarët përzgjidhen sipas sistemit të shortit në Seancë të përgjithshme të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, respektivisht seancën e të gjithë gjykatësve të Gjykatës përkatëse.

Kryetari i Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk merr pjesë në punën e këtyre këshillave.

Related posts

Filipçe viziton pacientin që iu transplantua zemra: Po shërohet gradualisht

D V

Kryeministri Zaev do të kontrollojë fazën përfunduese të stacionit filtrues në Shtip

D V

Zaev: Koalicionet i bëjmë ashtu siç na kërkohet nga qytetarët

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More