Agjencia Zhurnal.mk.

Adele kryeson top-listat me “Easy On Me”, shitjet më të larta në javën e parë për një këngë në pesë vjet

Adele ka arritur në krye të top-listave me këngën e saj të rikthimit “Easy On Me”, me shitjet më të larta të javës së parë për një këngë në pothuajse pesë vjet.

 

Kënga e parë nga albumi i saj i ardhshëm “30” shiti 217,300 kopje në Mbretërinë e Bashkuar, pak më pak se kënga e Ed Sheeran “Shape Of You” që shiti 226,800 kopje në janar të vitit 2017.

Shifrat monumentale do të ndihmojnë në përtëritjen e industrisë së muzikës britanike pas 18 muajsh të mjerueshëm, me këngën që gjithashtu grumbullon një rekord prej 84.9 milionë dëgjime në Spotify në një javë në mbarë botën, shkruan The Sun.

Coldplay ka qenë një tjetër akt kyç në një javë të suksesshme për muzikën, me albumin e tyre “Music of the Spheres” duke u bërë albumi më i shitur i vitit 2021 deri më tani, me 101 mijë kopje deri tani.

Albumi i ri i shumëpritur i Adele “30”, lansohet me 19n nëntor, këngëtarja deklaroi se në album ka përfshirë ndjenjat pas ndarjes nga ish-bashkëshorti, Simon Konecki.

Ndërkohë, Adele planifikon të kthehet në Britani muajin e ardhshëm, ku pritet të prezantojë me familjen e saj të dashurin e ri, Rich Paul. 

Related posts

Mbretëresha Elizabeth u tërbua kur ia pa veshur, lady Diana u fut në telashe vetëm pse veshi këtë fustan

D V

Tjetër pozë atraktive e Morenës, në të cilën mbulon gjoksin me duar

D V

Rihanna ngacmon fansat me linjat tërheqëse: Nëse je zgjuar vonë kjo është për ty

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More