Agjencia Zhurnal.mk.

Ac Milan zyrtarizon Tonalin dhe rinovimin me Calabria

Ac Milan gjatë ditës së djeshme ka vazhduar edhe më tej me dy futbollistë të cilët vitin e kaluar lanë shenja të mira në klub.

 

Bëhet fjalë për dy italianë, Sandro Tonali dhe Davide Calabria.

Tonali në fakt përfundoi huazimin në Milan por rossonerët nuk lejuan t’u ikë nga duart një talent italian dhe e blenë atë në një çmim prej rreth 27 milion euro, si dhe huazimin për një vit të Giacomo Olzer, informon Zhurnal.

“AC Milan është i kënaqur të njoftojë se ka fituar përfundimisht shfaqjet sportive të futbollistit Sandro Tonali nga Brescia Calcio. Mesfushori italian, pasi bëri 37 paraqitje për AC Milan sezonin e kaluar, do të vazhdojë të veshë fanellën e Rossonerëve deri më 30 qershor 2026”, thuhet në kumtesën e klubit rossoner.

Sandro Tonali shënoi 37 paraqitje me Milanin këtë sezon ndërsa kontrata e re vlenë deri më 30 qershor 2026.

Nga ana tjetër Davide Calabria, një lojtar nga sektori i Milanit ka vazhduar kontratën e tij deri më 30 qershor 2025. Ai pritet të fitojë rreth 2.6 milion euro në vit.

“AC Milan është i kënaqur të njoftojë se ka rinovuar kontratën e Davide Calabria deri më 30 qershor 2025.

Lindur në 1996 ndërsa u bashkua me Milanin në moshën 10 vjeçare, Davide bëri debutimin e tij në Serie A në maj 2015 dhe, pas 151 paraqitjeve dhe 5 golave ​​të shënuar në 7 sezonet e tij me Ekipin e Parë, ai do të vazhdojë të veshë fanellën e Rossonerëve”, thuhet në komunikimin zyrtar të klubit, informon Zhurnal.

Shumë shpejtë gjithshtu pritet të vijë dhe zyrtarizimi i Olivier Giroud nga Chelsea. Giroud pritet të bashkohet me një çmim prej 1 milion eurove dhe 1 milion bonuse nëse rossonerët kualifikohen në Champion Ligë gjatë sezonit 2022/2023.

Francezi pritet të fitojë rreth 3.5 milion euro në sezon.//Zhurnal.mk

Related posts

Joshua shfrytëzon mundësinë, Eddie Hearn konfirmon revanshin e AJ me Usyk

D V

Interi e do holandezin Van de Beek, por problem mbetet çmimi i tij

D V

Marca: PSG pranon ofertën e Realit për Kylian Mbappe, transferimi i pashmangshëm

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More