Agjencia Zhurnal.mk.

Abramovich largon jahtin 550 milionë eurosh nga një port detar i Turqisë

Superjahti rreth 550 milionë euro i Roman Abramovichit, Solaris, është larguar nga një port detar në Turqi.

Solaris, i cili është 140 metra i gjatë dhe ka një platformë për helikopterë dhe pishinë, u largua nga porti i lundrimit në Bodrum. Tani është ankoruar në plazhin Yalikavak në Turqinë juglindore, sipas shërbimit të të dhënave të transportit Marine Traffic.

Presioni ishte rritur për Global Ports Holding (GPH), kompania me seli në Mayfair që drejton Bodrum Cruise Port, për të refuzuar shërbimet për Solaris, raporton theguardian.

Ekspertët ligjorë kishin thënë se kompania e listuar në Londër po merrte “një rrezik shumë të madh” duke lejuar një superjaht në pronësi të një individi të sanksionuar të përdorte një nga portet e saj. Porti i Bodrumit është një nga 22 terminalet e drejtuar nga firma.

Abramovich, pronari i klubit të futbollit Chelsea, është një nga disa miliarderë rusë të goditur nga sanksionet e Mbretërisë së Bashkuar muajin e kaluar si pjesë e përpjekjeve të qeverisë për të ushtruar presion ndaj Vladimir Putinit për t’i dhënë fund pushtimit të Ukrainës.

Ndryshe, Abramovich është pjesë e negociatave të paqes mes delegacioneve të Rusisë dhe Ukrainës.

Related posts

Autoriteti Palestinez e formon kabinetin e ri

Xh M

Lula: Negociatat aktuale të marrëveshjes BE-Mercosur duken më premtuese se më parë

Xh M

Qeveria Mitsotakis i mbijeton mocionit të mosbesimit në parlament, 158 deputetë votuan kundër

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy