Agjencia Zhurnal.mk.

Abdixhiku: Pushteti na thotë se çmimet janë normalizuar, një tjetër përpjekje mashtrimi

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka reaguar pas deklamimeve të ministrit të Financave, Hekuran Murati për gjoja se ka rënie të çmimeve.

Sipas Abdixhikut, ky deklarim i pushtetit është një tjetër përpjekje për mashtrim, duke shtuar rritja e tyre po vazhdon.

“Pushteti na thotë se çmimet janë normalizuar. Një tjetër përpjekje mashtrimi. Po ja u vizatoj. Çfarë është blerë me 105 euro në shkurt të vitit 2021, sot duhet të blihet me 127 euro”, shkruan Abdixhiku në Facebook.

Pushteti na thotë se çmimet janë normalizuar. Një tjetër përpjekje mashtrimi.Po ja u vizatoj. ✍️Çfarë është blerë…

Posted by Lumir Abdixhiku on Monday, May 22, 2023

“Dhe rritja vazhdon. Sepse paaftësia kushton e propaganda s’bën zgjidhje. Burimi: Agjencia e Statistikave, nga vet Zyra e Kryeministrit”, përfundon ai.

Ditë më parë, Murati është shprehur se çmimet kanë filluar t’i kthehen normalitetit.

“Shkalla e inflacionit për muajin prill sipas ASK-së ishte 6.3 për qind, që paraqet një rënie të theksuar krahasuar me nivelin që kishim disa muaj më parë. Çmimet kanë filluar t’i kthehen normalitetit”, ka thënë Murati.

Related posts

Familja Ademaj kërkon zhvarrosjen e Liridonës, duan ta varrosin në fshatin e tyre

Xh M

‘Më pagoi Naimi…”/ Ekzekutimi i Liridona Murselit, autori i krimit e bashkëshorti i saj u takuan para krimit: Policia hap kamerat

Xh M

Pacolli: Kushdo qoftë mbrapa këtij akti të tmerrshëm duhet ta marrë denimin maksimal

Xh M