Agjencia Zhurnal.mk.

Abdixhiku në “Sunny Hill” me ambasadorin e Britanisë: Dua Lipa, pasuri e përbashkët e dy vendeve tona

Veç kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, në festivalin “Sunny Hill” në Prishtinë është i pranishëm edhe i pari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Ky i fundit ka postuar një fotografi nga atje, ku shihet se është në shoqërinë e gruas së tij, ambasadorit britanik, Nicholas Abbott, si dhe kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama.

Ai thotë se në këtë takim në festival, “u pajtuan me ambasadorin se Dua Lipa është pasuri e përbashkët”.

Postimi i plotë i Abdixhikut:

Me Përparimin dhe ambasadadori Abbott, u pajtuam që Dua është pasuri e përbashkët e dy vendeve tona. Sunny Hill, edhe këtë vit, i jep Prishtinës dhe Kosovës, një skenë të jashtëzakonshme. Prishtina, e gjallë siç di ajo të jetë.

Related posts

Rita Ora dhe stili i saj i veçantë rrugëve të New Yorkut

D V

Rina Balaj ngrit dyshimet se është në pritje të ëmbël

Lea Muslija

Jehona Dreshaj lë pa fjalë teksa merr poza joshëse në fustan të kuq

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More