Agjencia Zhurnal.mk.

Abdixhiku kritikon Qeverinë për keqmenaxhim të pandemisë: Qytetarë, vaksinohuni dhe mbrohuni – nga shteti mos prisni gjë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka kritikuar Qeverinë Kurti për menaxhimin e keq të pandemisë COVID-19. Ai ka kërkuar reagim kolektiv, siç thotë për ta përmbysur këtë keqmenaxhim.

 

Abdixhiku, përmes një postimi në Facebook, ka kërkuar nga qytetarëtë të vaksinohen.

“Vaksinohuni dhe mbrohuni. Nga shteti mos prisni gjë – janë në delir vetëlavdate e mohim krize edhe në kohë morti mbarë nacional. Spitalet janë të mbushura përplot. Mjekët i kemi të lodhur e stërngarkuar, të ofenduar me lëmoshë e të pakët në numër  pasi i larguan 575 punonjës shëndetësorë – po këta”.

“Praktikantët tanë, punë kanë, por të tjera janë ato. Disa protestojnë ndaj vetes – merreni me mend – të tjerët heqin kapela në rekorded e zeza në vend; ca punë konsiderojnë edhe numrin e telefonatave që njëri i bën; e ai kryesori ka vendosur t’u ndajë infermierëve pak lëmoshë; se për t’i parë e mbështetur as që bëhet fjalë”, ka shkruar Abdixhiku.

Postimi i plotë i Abdixhikut:

“Edhe tragjedi njerëzore edhe varfërim ekonomik.

Praktikantët në aksion!

Plot 77 vdekje në 5 ditë si rezultat i menaxhimit inekzistent pandemik. Kosova sot është e renditur në 5 vendet e fundit në botë për nga numri i të infektuarve për banorë. SHBA ka kthyer tashmë vendin tonë në vend me rrezikshmëri të lartë. Të njëjtat hapa pritet t’i marrë edhe Bashkimi Evropian. Si masë, natyrisht, vjen mbyllja; e me të dhe gjithë kostot ekonomike pas. Kur s’menaxhon, nuk inspekton, nuk kontrollon, përfundon në ekstreme. Edhe jetë të humbura edhe mbyllje. Edhe tragjedi njerëzore edhe varfërim ekonomik. Pra, alternativë të mirë më nuk ka.

Vendet e rajonit, ndërsa, vazhdojnë jetën e tyre në hapje. Ato ecin para sepse kanë përgjegjshmëri shtetërore. Kanë kontrolle të jashtëzakonshme, inspektime të rregullta, qendra vaksinuese mobile, masa stimuluese e ndëshkuese, kanë shtet që bën punë! Shteti ynë se bën asnjë nga këto.

Praktikantët tanë, punë kanë, por të tjera janë ato. Disa protestojnë ndaj vetes – merreni me mend – të tjerët heqin kapela në rekorded e zeza në vend; ca punë konsiderojnë edhe numrin e telefonatave që njëri i bën; e ai kryesori ka vendosur t’u ndajë infermierëve pak lëmoshë; se për t’i parë e mbështetur as që bëhet fjalë.

Kosova në rënie të lirë sepse pushtetarët tanë ditën që morën pushtet harruan për çfarë janë. 14 shkurtin e morën si festë e si fund, e si garancë që çkado që bëjnë – edhe kur s’bëjnë gjë – nuk ka rëndësi. Po e shohin veten të paprekshëm, prandaj dhe sillen kështu. Kjo arrogancë natyrisht se do të merr edhe përgjigjen e vet – populli sheh – po ç’na duhet kjo përgjigje kur 77 tragjedi familjare i kemi pa mbyllur javën ende.

Qytetarë, vaksinohuni dhe mbrohuni. Nga shteti mos prisni gjë – janë në delir vetëlavdate e mohim krize edhe në kohë morti mbarë nacional. Spitalet janë të mbushura përplot. Mjekët i kemi të lodhur e stërngarkuar, të ofenduar me lëmoshë e të pakët në numër  pasi i larguan 575 punonjës shëndetësorë – po këta.

Na duhet një reagim kolektiv për ta përmbysur këtë keqmenaxhim”, ka shkruar Abdixhiku.

Ditëve të fundit është rritur në mënyrë enorme numri i të infektuarve dhe numri i vdekjeve nga coronavirusi. Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë njoftuar sot edhe për 16 vdekje të reja që janë shkaktuar nga pasojat e sëmundjes COVID-19.

Sipas raportit ditor të Ministrisë së Shëndetësisë gjatë 24-orëve të fundit janë regjistruar edhe 2.098 raste të reja me koronavirusin e ri.

Shifra bazohet në 12.564 mostra të testuara. Kthyer në përqindje del se nga numri i testimeve mbi 16 për qind kanë dalë pozitivë.

Në spitalet e Kosovës, 55 pacientë me coronavirus janë në gjendje të rëndë shëndetësore, njoftoi të premten Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

Sipas raportit ditor, numri i përgjithshëm i pacientëve me coronavirus, të shtrirë në spitale, është 1,051.

Prej tyre, 952 pacientë janë duke u trajtuar me oksigjeno-terapi dhe 55 janë në gjendje të rënduar shëndetësore, thuhet në raport.

Në Kosovë, deri më tani, janë dhënë mbi 780,000 vaksina kundër coronavirusit, ndërsa me dy doza janë vaksinuar mbi 260,000 qytetarë.

Related posts

SHBA-ja nis të dërgojë mbi gjysmë milion doza të Pfizerit në Kosovë

D V

Ministria e Drejtësisë në pritje të vendimit të Gjykatës për procesin e konkursit për noterë

D V

Haradinaj për bashkatdhetarët që vdiqën në Kroaci: Askush nuk mund të kompensojë humbjen tuaj

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More