Agjencia Zhurnal.mk.

Abdixhiku: Anëtarësimi në NATO ka një mundësi të re, të shfrytëzohet kjo dritare historike

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e quan dritare historike për Kosovën bashkimin e tanishëm euroatlantik si reagim ndaj tiranisë ruse mbi Ukrainën. 

Prandaj, ai thotë se Kosova duhet ta shfrytëzojë këtë dritare për të hyrë në NATO, shkruan Syri.net Kosova.

“Bashkimi i tanishëm euroatlantik si reagim ndaj tiranisë ruse mbi Ukrainë, është një dritare historike për Kosovën. Anëtarësimi ynë në NATO sot ka një mundësi të re. Kosova, institucionet tona, diplomacia jonë, duhet të shfrytëzojnë këtë dritare historike që rrallëherë na hapet kaq shumë; e aleatët tanë ndërkombëtarë duhet të përshpejtojnē anëtarësimin tonë si proces të natyrshëm të sigurisë Evropiane. Kosova në NATO është domosdoshmëri; gjithnjë ka qenë, gjithnjë do të jetë”, shkruan Abdixhiku në profilin e tij në Facebook.

Postimi i tij i plotë:

Gjermania sot rriti buxhetin për mbrojte në rekordet më të larta të shtatë dekadave të fundit; në 2% të Bruto Produktit Vendor; e 100 miliardë euro investime vetëm këtë vit. Vendet e mbetura të BE-së tani kërkojnë anëtarësim të plotë në NATO.

Doktrina “paqe nëpërmjet forcës” – e presidentit Reagan, po rikthehet me të drejtë në Evropë. Më 17 korrik të vitit 1980, në Konventën Republikane të kohës, ai thoshte: “Ne e dimë shumë mirë se lufta nuk vjen kur forcat e lirisë janë të forta, por kur ato janë të dobëta. Pikërisht atëherë tiranët tundohen.”

Putin është shembull i një tundimit të tillë. Aleatët e tij në Serbi, janë shembull të një tundimi të tillë.

Bashkimi i tanishëm euroatlantik si reagim ndaj tiranisë ruse mbi Ukrainë, është një dritare historike për Kosovën. Anëtarësimi ynë në NATO sot ka një mundësi të re. Kosova, institucionet tona, diplomacia jonë, duhet të shfrytëzojnë këtë dritare historike që rrallëherë na hapet kaq shumë; e aleatët tanë ndërkombëtarë duhet të përshpejtojnē anëtarësimin tonë si proces të natyrshëm të sigurisë Evropiane. Kosova në NATO është domosdoshmëri; gjithnjë ka qenë, gjithnjë do të jetë.

Le të shfrytëzojmë këtë moment të ri për një hap të madh historik. Le t’i nxisim të gjitha potencialet tona në këtë drejtim.

Related posts

Vendimi për dinarin, Osmani dhe Hovenier diskutojnë për propozimet që ofrojnë zgjidhje për planin e tranzicionit

D V

Motra e Ganimete Musliut thotë se deputetja e kaloi me sukses operacionin

D V

Vdekja e katërvjeçares – Ministri Vitia në pritje të raporteve për të marrë masa

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy