Agjencia Zhurnal.mk.

AAK-ja mirëpret emërimin e Sinanit, këshilltare për Luginë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka përkrahur vendimin e Qeverisë së Kosovës për emërimin e Ardita Sinanit, këshilltare politike për Luginën e Preshevës.

 

Në komunikatën e lëshuar nga AAK-ja thuhet se angazhimi i kuadrove nga Presheva, Medvegja e Bujanoci ka qenë traditë që kur kryetari i kësaj partie ka qenë udhëheqës i Qeverisë.

“E përshëndesim emërimin e zonjës Ardita Sinani në ZKM. Është një traditë që nga qeveria Haradinaj 2, angazhimi i kuadrove nga Presheva, Medvegja e Bujanoci në detyra qeveritare. Asokohe, shef i Stafit të ZKM ishte Selim Selimi nga Presheva, më vonë edhe ministër i Drejtësisë”, thuhet në njoftimin e partisë.

Me tej Aleanca ka thënë se beson që Sinani do ta kryejë punën e saj më së miri dhe do të ketë bashkëpunim me tërë faktorin shqiptar andej kufiri.

“Asnjëherë nuk është koha që shqiptarët të përçahen, përkundrazi, qeveria duhet të dërgojë edhe donacione dhe të ketë kujdes të posaçëm për komunat Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, ashtu si në kohën e Qeverisë Haradinaj”, thuhet më tej në njoftim.

Këtë vendim të Kurtit nuk e ka mirëpritur Partia Demokratike e Kosovës.

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, deklaroi se emërimi i Ardita Sinanit si këshilltare e kryeministrit Albin Kurti për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc është hap i gabuar dhe i dëmshëm.

Emërimi i Sinanit si këshilltare politike u bë i ditur të hënën nga kryeministri Kurti. Atë e kritikoi edhe Shqiprim Arifi, kryetar i Preshevës.

Related posts

Vaksinimi kundër COVID-19, MSH: Një qytetar mund të caktojë termine për 10 persona të tjerë

D V

Policia e Kosovës shpartallon turmën e protestuesve në Bërnjak, po kundërshtonin zhbllokimin e rrugës

D V

464 raste aktive me Covid në Kosovë

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More