Agjencia Zhurnal.mk.

A po ashpërsohet fushata ende pa filluar ?

Shkup, 19 shtator – Protestat e së premtes ndezën edhe më shumë betejën politike pushtet-opozitë. Këto protesta u organizuan si shenjë e pakënaqësisë me rrjedhën e hetimeve për tragjedinë e 8 shtatorit në Tetovë, ku nga zjarri në spitalin modular të qytetit vdekjen gjetën 14 persona, raporton KDP.

Akuza për politizim të tragjedisë vijnë nga të dyja palët.

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shprehu “neveri të thellë nga përpjekjet e Aleancës për Shqiptarët për të fshehur dorën dhe përmes protestave për të abuzuar me tragjedinë e spitalit modular në Tetovë që tronditi të gjithë vendin.”

“Marshimi protestues i dhunshëm dhe ofendues drejt pozitës së grave është një dëshmi tjetër e këtij synimi të fshehur”, thonë në BDI.

Një grup protestuesish ngjitën një etiketë në xhamat e komunës së Tetovës ku, duke iu drejtuar kryetares Teuta Arifi, shkruhej:”Tetova digjet, k…a krihet”. Kjo shkaktoi reagime nga ana e BDI-së.

“Kjo është një dëshmi e qartë se dhuna dhe shpifja e shprehur ndaj grave shqiptare në protestat e djeshme mban vulën e Selës dhe Taravarit, të cilat tregojnë qartë praninë e anëtarëve të strukturës së lartë partiake të Aleancës për Shqiptarët, përfshirë nënkryetaren e degës Nuka Bajrami dhe jo vetëm…”, deklarojnë në BDI.

Aleanca për Shqiptarët, ndërkohë, tha gjithashtu në një deklaratë se kishte pasur dhjetëra raste dhe tragjedi në të cilat shumë qytetarë kishin humbur jetën dhe ishin dëmtuar në mënyra të ndryshme, si rezultat i qeverive të njëpasnjëshme të BDI -së, dhe asnjë nuk ishte arrestuar.

“Ne kemi 14 bashkëqytetarë tanë të djegur në zjarr në spitalin modular në Tetovë dhe ende nuk ka arrestime apo shkarkime. Ndërkohë, kur qytetarët kërkojnë përgjegjësi dhe drejtësi për të gjitha këto tragjedi, policia dhe qeveria janë të shpejtë për t’i arrestuar dhe ndjekur penalisht”, tha Aleanca për Shqiptarët.

Gjithsej 5 persona u arrestuan për protestën në Reçicë të Vogël, ku ishin mbledhur njerëz që të protestojnë para selisë së BDI.

ASH e dënoi ashpër arrestimin duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të protestuesve.

Related posts

 Zbulohen kandidatët për deputetë të “Frontit Europian”, mes tyre Arbana Pasholli, Ilire Dauti e Fatmire Isaki

Xh M

Ndërroi jetë kryetari i parë i Komunës së Tetovës

Xh M

VLEN hap shtabet në Zhelinë dhe Saraj

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy