Agjencia Zhurnal.mk.

A mund të na përsëritet 27 prilli i vitit 2017 në nëntor të vitit 2021?

Shkup, 10 nëntor – Edhe një herë po dëshmohet se tentimet për ndryshim të pushteteve në Maqedoninë e Veriut janë problematike, që flet për brishtësinë e demokracisë në vendin tonë.

 

Dispozitat ligjore nuk japin përgjigje të saktë në shumë rrethana që paraqiten, kurse mundësia për interpretime të ndryshme është e madhe. Kjo flet edhe për brishtësinë e legjislativit.

Mundësitë për interpretime të ndryshme, zakonisht paraqiten në momentet më të ndjeshme politike. Një dilemë e re që është paraqitur është ajo nëse mocioni për votëbesim me nënshkrimet e “Levicës”mund të tërhiqet dhe në vend se të enjten, të voohet të shtunën.

Kryeparlamentari Talat Xhaferi e tha qartë se nëse të enjten dështon mocioni, atëherë mocion i ri do të mund të dorëzohet pas tre muajve.

“Procedurat janë të qarta. Tani më ka pyetje mosbesimi i Qeverisë aktive, mbi bazë të së cilës është thirrur seanca dhe seancë duhet të ketë epilog. E cili do të jetë epilogu, varësisht prej epilogut të seancës janë të përshkruara procedurat tjera që pasojnë. Epilogu është, votohet mosbesimi bie Qeveria, nuk votohet mosbesimi vazhdon Qeveria. Por në 90 ditët e ardhshme nuk mund të ketë mocion të ri”, kryeparlamentar Talat Xhaferi.

Opozita fillimisht e kundërshtoi këtë interpretim të Xhaferit, mirëpo më pas bëri lëvizje taktike duke tërhequr 20 nënshkrime nga mocioni i parë, me qëllim që të plotësohet kushti që “Levica” të mos figurojë aty.

Tani edhe deputeti i Alternativës Skender Rexhei Zejd ka vendosur të përkrahë mocionin dhe me këtë duket se është krjiuar shumica prej 61 deputetëve për rrëzimin e qeverisë. Mirëpo a është kështu? Siç ka thënë presidenti Stevo Pendarovski me shaka, as shërbimi më i madh sekret për momentin nuk e din se kush i ka 61 deputetë Në këtë situatë, sytë e opinionit janë të drejtuar kah bashkësia ndërkombëtare, sepse pa marrë parasysh deklaratave pak a shumë korrekte politike, tensioni është evident. Kur ka tension politik, gjërat në Maqedoni dalin lehtë jashtë kontrollit. Ndërkombëtarët duhet të jenë syçelë, që mos lejojnë në nëntor të këtij viti, të përsëritet 27 prilli i vitit 2017.

Related posts

Nesër fillon fushata zgjedhore, për kryetarë komune garojnë 301 persona

Z H

Fillojnë punimet për rregullimin e kanalizimit fekal në Straçincë

Z H

Aleksandar Stankov: Identifikimi i viktimave, pas përfundimit të autopsisë

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More