Agjencia Zhurnal.mk.

A luajtën futbollistët për të shpëtuar ty nga shkarkimi? Solskjaer shpërthen pas pyetjes së gazetarit

Manchester United ka arritur një fitore të madhe në Ligën e Kampionëve, 3-2 ndaj Atalantës.

 

Djajtë e Kuq ishin në disavantazh 0-2 prej pjesës së parë, por në fund fituan falë një paraqitje fantastike në 45 minutat final të sfidës.

Trajneri i United, Ole Gunnar Solskjaer ka qenë ndër më të kritikuarit në javët e fundit, për shkak të rezultateve negative.

Ai pas ndeshjes foli për 90 minutat, duke lavdëruar futbollistët e tij për paraqitje shumë të mirë.

“Mendoj se kemi luajtur mirë edhe në pjesën e parë. Atalanta shënoi një gol nga hiçi dhe më pas nga një goditje standarde. Lojtarët e mi nuk pushuan kurrë së besuari”.

“Rashford e pati një rast edhe në pjesën e parë. Sa i takon golit të Maguire, ishte instinktiv. Nuk mendoj se e prisnit që ai të shënonte në atë rast. Pastaj Ronaldo është një finalizues i madh”.

“Nëse ndokush do ta kritikojë atë për faktin se sa punon për skuadrën, le të shohin ndeshjen me Atalantën dhe do ta vënë re se sa vrapon”, tha norvegjezi.

Krejt në fund Solskjaer u ngacmua nga gazetari i BT Sport, duke u pyetur nëse futbollistët e United luajtën për të, duke e shpëtuar nga shkarkimi.

“As mos e nis këtë pyetje, mos tregoni mungesë respekti për futbollistët. Ata luajnë për Manchester United e dinë që janë djemtë më me fat në botë për këtë”, tha Solskjaer.

Related posts

Dybala mund të jetë në rezervë ndaj Interit

D V

Xhemaili: Italia është skuadra më e mirë e turneut

Z H

Icardin për Ronaldon: Juventusi dhe PSG afër marrëveshjes për shkëmbim lojtarësh

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More