Agjencia Zhurnal.mk.

A ka vend për ASH-në në Qeveri? Grubi: Të gjitha forcat proeuropiane janë të mirëseardhura

Tetovë, 19 Nëntor – Bashkimi Demokratik për Integrim sot në selinë e partisë në Reçicë të Vogël po zhvillon mbledhjen konstituive të përbërjes së re të kryesisë dhe po analizon punën e funksionarëve të saj në pushtetin ekzekutiv.

 

Zëvendëskryeministri Artan Grubi, para mbledhjes së kryesisë së kësaj partie ka dhënë një prononcim të shkurtër para gazetarëve. I pyetur nëse ka vend për Aleancën për Shqiptarët në Qeveri, ai është përgjigjur se ende nuk është folur për këtë me partnerët në pushtet, por tha se ka vend për të gjitha forcat proeuropiane dhe që mbështesin eurointegrimet e vendit.

Related posts

Aktakuzë kundër dy gjinekologëve nga Maqedonia

Z.H

Kovaçevski: Brukseli po vështron se si rusët përpiqen të minojnë reputacionin e NATO-s dhe BE-së në Ballkan

D V

Mickoski për ASH-në: Çdo parti vendosë për vetveten, ditën e zgjedhjeve do të vendosë populli

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More