Agjencia Zhurnal.mk.

A ka rrezik destabilizimi në periudhë parazgjedhore?

Shkup, 28 mars – Kanë mbet vetëm disa ditë për të filluar edhe zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet presidenciale që do të mbahen më 24 prill dhe ato parlamentare bashkë me raundin e dytë të presidencialeve më 8 maj. Por, kjo periudhë ka filluar në mënyrë shumë intenzive dhe në fakt shumë më herët, politikanë kanë zbrite te populli dhe janë në terren, që në realitet kështu e këtu duhet të ishin gjatë gjithë kohës. Por, praktika ka dëshmuar që vetëm në kohë zgjedhjes zbresin e janë bashkë me qytetarët. Porsa ta marrin votën zhduken e struken aty ku as nuk shohin e as nuk dëgjojnë. Megjithatë, ajo që është shqetësuese është fakti se ka paralajmërime për destabilizim të mundshëm të vend të nxitura nga Rusia, të paktën kështu u shpreh kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti. A ka hapësirë për një destabilizim të tillë pikërisht në këtë periudhë? shkruan Zhurnal.

A po kontestohet siguria në fushatë parazgjedhore – 

Fushata ka filluar shumë vrullshëm dhe në mënyrë të hovshme, ka atmosferë rotacioni qeveritarë, te kampi maqedonas prinë opozita te kampi shqiptarë dallimet janë herë në favor të opozitës e herë të pushtetit. Një mobilizim i tillë parazgjedhor nuk mbahet mend. Dhe, nga këtu lind rreziku për ndonjë skenarë të mundshëm, por rreziku më i madh qëndron në destabilizim dhe skenarë të brendshëm sesa të iniciuar nga Rusia, edhe pse sigurisht nuk përjashtohet në asnjë rast ndikimi rus në rajon e në vendin tonë/

Siguria dhe stabilitet nga mundësia e eskalimit diskutohen pas paralajmërimeve të partive politike, por edhe shërbimeve të huaja për një përshkallëzim të mundshëm, para apo pas zgjedhjeve të dyfishta – parlamentare dhe presidenciale. Pavarësisht alarmit të BDI-së që është pjesë e Qeverisë, se opozita bazuar në skenarë rusë mund të shkaktojë tensione gjatë zgjedhjeve, konkluzioni i kreut politik dhe atij të sigurisë në Maqedoninë e Veriut është se gjendja e sigurisë është e qëndrueshme.

Paralajmërimi i BDI-së, e cila drejtohet nga Ali Ahmeti, u bë një muaj pas një raporti të komunitetit amerikan të inteligjencës se në vitin 2024 “Ballkani Perëndimor ndoshta do të përballet me një rrezik në rritje të dhunës së lokalizuar ndëretnike”.

“Udhëheqësit nacionalistë ka të ngjarë të përpiqen të rrisin tensionet për shkak të avantazhit të tyre politik. Ndërsa, aktorët e jashtëm do të përforcojnë dhe shfrytëzojnë dallimet etnike për të rritur ose mbrojtur ndikimin e tyre rajonal ose për të parandaluar një integrim më të madh të Ballkanit në BE ose institucionet euro-atlantike”, thuhet në raportin e muajit shkurt të Komunitetit të Inteligjencës Amerikane mbi kërcënimet globale.

Kreu i BDI-së, Ahmeti, thotë se rrezikun nga trazirat e sheh nga Rusia, e cila e ndihmuar, sipas tij, nga struktura të brendshme politike, synon destabilizimin për të arsyetuar agresionin në Ukrainë.

“Në një kohë kur qindra mijëra trupa ushtarake janë në lëvizje, kur Rusia po kërcënon paqen botërore me përdorimin e armëve bërthamore, kur Rusia po bën luftë dhe bombardon një shtet sovran – Ukrainën, s’ka se si të jemi të qetë ne në Ballkanin Perëndimor… Sigurisht, Rusia dëshiron të ketë vatra të nxehta kudo për të lehtësuar dhe justifikuar pushtimin e saj të një shteti sovran – Ukrainës”, thotë Ahmeti pa saktësuar se nga i ka informacionet e tilla.

Por, institucionet e Maqedonisë së Veriut, thonë se janë të njoftuara me raportin e shërbimeve të huaja, por nuk presin ndonjë përkeqësim të mundshëm të gjendjes së sigurisë.

“Sa i përket situatës së sigurisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ne po i përcjellim me kujdes të gjitha zhvillimet në vend dhe në rajon, dhe vlerësimi është se situata është stabile”, thonë për Radion Evropa e Lirë nga Zyra e presidentit.

Sa është i rëndësishëm edhe edukimi mediatik në kohë të fushatave zgjedhore –

Edukimi mediatik në çdo kohë është i rëndësishëm, sepse si zakonisht gjatë gjithë kohës jemi të ekspozuar nga informacione pafund, pa numër, e nga gjitha anët e botës, por gjatë kohës së fushatave zgjedhore edukimi mediatik duhet të jetë i domosdoshëm për secilin vend, edhe për Maqedoninë e Veriut, sepse mediat janë pasqyra dhe dritarja përmes të cilës kandidatët dhe partitë politike tentojnë të futen në shtëpitë e qytetarëve, edhe gjatë natës edhe gjatë ditës deri ditën e zgjedhjeve.

Por, çfarë janë fushatat zgjedhore, dhe pse pikërisht gjatë kësaj periudhe është i rëndësishëm edukimi mediatik? “Fushata zgjedhore është paraqitje publike e kandidatëve të konfirmuar nga organet kompetente dhe programet e tyre në periudhën parazgjedhore për zgjedhje të caktuara”, thuhet në fjalorin në nenin 2 të Kodit Zgjedhor.

Sipas ligjit, fushata fillon 20 ditë para rrethit të parë të zgjedhjeve, gjatë kësaj periudhe fluksi i qarkullimit të informacioneve në mediat tradicionale e ato digjitale është shumë i lartë, gjë që rrit me automatizëm edhe ekspozimin e qytetarëve ndaj lajmeve dhe informatave me natyra e qëllime të ndryshme. Edukimi mediatik gjatë kohës së fushatave mbron qytetarët nga “dezinformatat” dhe “lajmet me porosi”, sikurse ombrella nga shiu i rrëmbyeshëm i vjeshtës. Dezinformatat dhe lajmet me porosi qarkullojnë pa ndalë, sepse interesi i partive të ndryshme është i lartë për të depërtuar deri te grupet e synuara, ndërkaq, qytetarët e edukuar mirëfilli janë të gatshëm e në gjendje të klasifikojnë dhe përzgjedhin lajmet dhe informacionet nga cilat burime do t’i marrin.

Në realitet fushatat zgjedhore vetëm zyrtarisht fillojnë 20 ditë para zgjedhjeve, sepse në realitet dhe praktikë fillojnë shumë më herët se kaq, dhe mediat gjatë gjitha zhvillimeve që ndodhin në terren raportojnë, organizojnë debate të ndryshme, gjë që ndihmon edhe më shumë fushatën e pa filluar. Dhe, kjo periudhë e cila lirshëm mund të quhet si “parafushatë” është pikërisht edhe më delikate se fushata, sepse gjithçka veprohet jo zyrtarisht por qëllimi mbetet po i njëjti sikurse gjatë fushatës, promovim dhe bindje.

Kujtojmë që, fushata elektorale për rundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të 24 prillit fillon më 4 prill dhe zgjat 20 ditë. Rundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet më 8 maj së bashku me zgjedhjet parlamentare. /Zhurnal.mk

Related posts

Mbretëria e Norvegjisë dhuron 76 automjete për Armatën e Maqedonisë së Veriut

D V

Ministrja Kostadinovska-Stojçevska për vizitë në Teatrin Turk

D V

Rezultatet fillestare të KSHZ-së: Gordana Siljanovska Davkova 362,682 (40,08%), Stevo Pendarovski 180,306 (19,93%)

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky