Agjencia Zhurnal.mk.

A ka gjasa që Lutfi Haziri të fitojë sërish në zgjedhjet lokale? Flet analisti politik nga Gjilani

Nënkryetari i LDK-së ka marrë besimin e kreut të partisë për të kandiduar sërish për zgjedhjet e vjeshtës që po vie, me synimin e vetëm që të fitojë sërish, përcjell GazetaBlic.Ani pse, në zgjedhjet e fundit qendrore, Lëvizja Vetëvendosje doli e para, analisti që vjen pikërisht nga ky qytet, Fitim Salihu, beson se rezultati nuk do të jetë i njëjtë, pasi zgjedhjet lokale dhe ato qëndrore dallojnë.Gjithashtu, sipas Salihut, ka qenë e pritshme që LDK-ja ta kandidojë Lutfi Hazirin.

 

“Ka qenë e pritshme që LDK-ja ta kandidojë Lutfi Hazirin, i cili vazhdon të jetë figura më e fuqishme e kësaj partie në Gjilan dhe Anamoravë. Ai është një figurë pothuasjse i vetëm që i ka fituar katër palë zgjedhje lokale në Gjilan”, tha fillimisht Salihu.Analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike beson se rezultati i garës së 17 Tetorit do të jetë i ngushtë dhe se nuk është aq lehtë i parashikueshëm.“Në zgjedhjet e fundit nacionale, LDK-ja ka dalë pas Vetëvendosjes. Por, realisht zgjedhjet lokale e kanë krejtësisht një mentalitet dhe rezultati nuk mund të jetë aq lehtë i parashikueshëm. Por, besoj që do ta kemi një garë të ngushtë”, përfundoi Salihu.

Related posts

Selimi: Do të bëj padi ndaj zëvendësministrit Sallahu

Redaksia

Së shpejti pritet të miratohet edhe dhënia e dozës së tretë të vaksinës antiCOVID dhe dozës përforcuese

D V

Sokol Haliti i LDK-së fiton në Viti

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More