Agjencia Zhurnal.mk.

A ju është plasaritur edhe juve lëkura në bërryla? Tri simptoma të zakonshme janë shenjë e sëmundjeve serioze

Urgjentisht shkoni te endokrinologu!

Simptomat e sëmundjeve serioze mund të shfaqen në një vend krejtësisht të papritur – në bërryla!

Mjekët paralajmërojnë se kruajtja, plasaritja e lëkurës dhe skuqja në këtë pjesë të dorës mund të tregojnë sëmundje serioze.

Tharja e tepërt dhe qerosja e lëkurës në bërryla janë simptoma që tregojnë një lloj sëmundjeje dermatologjike, siç është psoriaza, transmeton Telegrafi.

Nëse thatësia është shumë e theksuar, e shoqëruar me skuqje dhe kruajtje, ka shumë të ngjarë që të jetë iktioza, një sëmundje jo aq e rrallë e lëkurës.

Pacientët që vuajnë nga kjo sëmundje është e domosdoshme të aplikojnë hidratues në sasi të mëdha në mëngjes dhe në mbrëmje.

Një shkak tjetër i bërrylave të thatë mund të jetë humbja afatshkurtër ose afatgjatë e ndjeshmërisë të qelizave ndaj insulinës.

Kjo mund të përcaktohet vetëm nga një endokrinolog, theksojnë mjekët dhe u bëjnë thirrje të gjithëve që i kanë këto simptoma të shkojnë për një kontroll te një mjek.

Diabeti është një nga sëmundjet më të zakonshme në botë dhe është shumë e rëndësishme të vëreni simptomat në kohë.

“Është gjithashtu e nevojshme të kontaktoni një endokrinolog nëse ju shfaqen thatësi dhe rrudha në bërryla gjatë humbjes së peshës. Kjo mund të jetë një shenjë e çrregullimeve metabolike”, theksojnë endokrinologët e Klinikës Mayo.

Related posts

Botox edhe për fshikëzën/ Ja për çfarë sugjerohet

Xh M

Pse mungesa e ujit nxit shtimin në peshë, sa duhet të pini

D V

Stresi lirohet nga vitaminat B dhe C

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky