Agjencia Zhurnal.mk.

“A je shpirti im”, Fifi nuk ndalet duke i dhuruar puthje në qafë Granitit

Fifi dhe banori tjetër i Big Brother VIP, Granit Cana, po vazhdojnë të jenë më të komentuarit brenda shtëpisë.

 

Ata vazhdimisht ngacmohen me njëri-tjetrin përkundër se kanë rënë dakord të jenë vetëm miq të mirë.

Pavarësisht gjithë kësaj, ish-futbollisti së fundmi ka marrë disa përqafime të njëpasnjëshme në qafë ndërsa vazhdoi t’i thoshte disa fjalë romantike.

Foto: Instagram

“A je shpirti im, të kam shpirt”, kanë qenë fjalët e Canës drejtuar këngëtares nga Ferizaj.

Duket se dyshja po ruajnë një raport të afërt teksa në anën tjetër po marrin edhe këshilla nga njëri-tjetri.

Këto ditë, Filloreta Raçi (emri i vërtetë) i ka dhënë disa këshilla Granitit për ish-të dashurën e tij, e cila ia dërgoi një letër të premten e kaluar.

Foto: Instagram

Ajo madje vazhdimisht i ka thënë se duhet ta tregoj veten dhe të shfaqet në lojë si është në të vërtetë.

Të dy banorët kanë deklaruar se kanë jashtë partnerët e tyre me të cilët janë akoma të dashuruar. 

Related posts

Rita Ora shfaqet me maskë me dizajn të ushtrisë në New York

D V

DJ PM i propozon Sarës në Big Brother VIP – dyshja improvizojnë me të qeshura një moment romantik

D V

Morena Taraku e trishtuar për vdekjen në moshë të hershme të mikut të saj: Do të më mungojë çdo sekondë me ty

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More