A janë Artan Grubi dhe Talat Xhaferi fajtorë që BDI me gjasë do të shkon në opozitë!?

nga Redaksia

Shkup, 10 maj – BDI ka filluar dal ngadalë të distancohet nga bojkoti i raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale. Atë (bojkotin) që me 8 maj nga BDI na e shisnin si akt patriotik, kjo parti tani po mundohet ta lokalizojë si qëndrim individual të figurave partiake. Në këtë drejtim, kryeministri Talat Xhaferi si qëndrim individual e ka quajtur edhe thrijen e zëvendës kryeministrit Artan Grubi për bojkot të zgjedhjeve presidenciale. “Qëndrimi individual është përgjegjësi individuale”, ka theksuar kryeministri teknik, Xhaferi duke komentuar veprimet e eksponentëve të BDI-së të cilët publikisht dolën me thirrje në rrjetet sociale për të mos votuar për president në zgjedhjet e 8 majit.

Grubi i ka fajet për bojkotin dhe për shkuarjen në opozitë?

Duke komentuar veprimet e zëvendëskryeministrit, Artan Grubi, Xhaferi përdori një ton të ashpër, që vitet e fundit nuk ka guxuar ta përdorë ndonjë funksionar i BDI-së kundrejt Grubit, ndoshta me përjashtim të Sadulla Durakut, shkruan Zhurnal. “Ai nuk përfaqëson as partinë dhe as Qeverinë por ka përgjegjësi individuale për veprimet e ndërmarra”, ka nënvizuar Xhaferi. Zyrtarisht sipas tij, partia nuk ka pasur qëndrim për bojkot por ka bërë thirrje që qytetarët të votojnë sipas bindjes së tyre.

“Unë kisha deklarata si kryeministër nga vendvotimin im dhe siç e patë edhe ju se edhe unë kam votuar dhe i kam marrë dyja fletat. Qëndrimi individual nuk është qëndrim i përgjithshëm nga i cili mund të dal një konstatim”, tha ish pjesëtari i U:K-së, Talat Xhaferi, duke tentuar edhe më shumë të zbusë situatën dhe të distancojë partinë e tij nga përgjegjësia kolektive për disa “qëndrime individuale”.
Meqë është deklaratë e sotme, nohësit e rrethanave politike ende nuk e kanë të qartë nëse ky qëndrim i i ashpër i Xhaferit ndaj veprimeve të Grubit tregon se është dobësuar pozita partiake e pakontestueshme e ish zëvendës-kryeministrit të parë, ose është një ashpërsi e koordinuar për t’u distancuar nga bojkoti, me shpresë se në këtë mënyrë do të rriteshin gjasat për t’u bë pjesë e qeverisë në ardhje të Kristijan Mickovskit. Më shumë ka gjasë të jetë e dyta, sepse deklaratat e Mickovskit dhe presidentes së re, Siljanovska Davkova, që nga shpallja e fitores ishin mjaftë kritike ndaj tentimit për bojkot.

Por parashtrohet pyetja se sa një qëndrim i zbutur për bojkotin, shton gjasat e BDI-së për të qenë pjesë e qeverisë Mickovski? Informatat që posedon Zhurnal flasin se gjasat janë vetëm në sferën e teorisë dhe se kjo shumë shpejt do të kumtohet sheshazi . Gjithsesi nuk duam të prejudikojmë, sepse duhet pritur të shohim fillimisht rrjedhën e negociatave për formim të qeverisë, e më pas të bëjmë ndonjë gjykim përfundimtar.

As Talati nuk u tregua më i mirë se Artani!?

Zgjedhjet tashmë kanë përfunduar dhe po bëhen analizat përfundimtare, por edhe bilancet kush pati sukses, e kush dështoi. Projeksionet parzgjedhore ishin se me marejne kryeministrit të parë shqiptar BDI do të arrijë fitore të thellë dhe të padiskutueshme, madje pa pasur nevojë të bëjë koalicione me partitë tjera. Por u krijua përshtypje se Talat Xhaferi nuk po tregohet në nivelin e merituar të kryeministrit të parë shqiptar, kështu që BDI u desh të bëjë lloj-lloj kombinimmesh për të formuar koalicion, me të cilin sërish nuk arriti rezultatin që do të arrinte me një kryeministër më të suksesshëm 100 ditor. Që do të thotë se në rast se kjo parti mbetet në opozitë, sa merita ka Grubi, po aq ka edhe Xhaferi.

Kjo përshtypje e opinionit, nuk e ka penguar Talat Xhaferin të lavdërohhet për “arritjet” gjatë 100 ditëve si kryeministër teknik. Sipas tij, Qeveria e drejtuar prej tij arriti të realizojë zgjedhje demokratike, të drejta dhe të lira.
“Ne zbatuam zgjedhjet evropiane, në procese zgjedhore të lira, paqësore, të ndershme dhe demokratike në të dy ciklet zgjedhore. Zgjedhje që do të përmenden se si mund dhe duhet të bëhen në interes të qytetarëve dhe shtetit. Me këtë, me të drejtë mund të vlerësoj se kontribuuam në sjelljen evropiane të vendit, i cili aspiron të jetë anëtar i Bashkimit Evropian. Fjalët e mia konfirmohen nga urimet dhe shprehjet e respektit nga partnerët tanë evropianë. Nëse kapacitetet evropiane dhe demokratike të një qeverie mund të gjykohen nga diçka – atëherë janë zgjedhjet.”, tha Talat Xhaferi.

Ditët e ardhshme pritet të nisin bisedimet për formimin e Qeverisë së re. Qëndrimi I VMRO-DPMNE-së është se bisedime do të realizojë vetëm më partitë opozitare. Xhaferi u pyet nga gazetarët nëse do të pretendonte për një mandat të plotë si kryeministër në rast të një skenari tjetër nga ai që BDI-në e parashikon në opozitë.
“Çështja e mandatit të ardhshëm është çështje e procedurave dhe procesit të kalkulimeve dhe bisedimeve ndërpartiake të subjekteve që kanë fituar mandat në Kuvend. Unë jam i fokusuar në detyrat që i ka Qeveria, pasi përbërja e kësaj qeverie funksionon deri në zgjedhjen e përbërjes së ardhshme”, tha Xhaferi./Zhurnal

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

Regjistrohu

Subscribe my Newsletter for new blog posts, tips & new photos. Let's stay updated!

@2009-2024 – All Right Reserved. Designed and Developed by Anet.com.mk

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More