Agjencia Zhurnal.mk.

A ishte akt terrorist tragjedia në Bullgari? Flet zyrtari i lartë!

Sofje, 25 nëntor – Zëvendëskryeprokurori bullgar Borislav Sarafov ka deklaruar sot se sipas ekspertizës mjeko-ligjore, të gjitha viktimat e aksidentit në Bullgari, kanë vdekur nga zjarri.
Sipas tij, deri tani, dyshimi më i madh është gabimi njerëzor, sinjalizim i dobët.

 

“Të gjitha viktimat në autobusin e aksidentuar kanë vdekur si pasojë e asfiksisë nga zjarri, e jo nga lëndimet nga aksidenti, sipas të dhënave të ekspertizës mjeko-ligjore të caktuar nga hetimi”, njoftoi zëvendëskryeprokurori Borislav Sarafov.
“Do bëhet ekspertizë nga ekspertët teknik për defektet e autobusit”, shtoi ai.

Sipas Sarafov, është analizuar edhe sinjalistika e dobët rrugore dhe organizimi i trafiku, ku është konstatuar se organizimi i lëvizjes në magjistrale është i dobët.
“Pankina mbrojtëse në të cilën u përplas autobusi është e rrezikshme dhe ka kontribuar për fatkeqësinë”, tha ai.
Në ishullin rrugor nuk ka vend që e ndan vendin për pushm, është mendimi i Sarafovit. Sipas gjitha gjasave, pankina mbrojtëse që ka depërtuar në jesën e përparme të autobusit mes dy rrotave deri ted era e hyrjes, e ka shpërthyer rezervoarin.
“Nuk pati akt terrorist dhe eksplodim”, theksoi Sarafov.
Njerëzit nuk kanë mundur të dalin sepse rruga deri te dyert e para është pengur nga zjari, kurse dera e pasme ëshstë ngatërruar me pankinën mbrojtëse mes dy korsive rrugore. Ekzistojnë gurmë të frenimit, por nuk është e qartë se pe autobusi ka kthyer në anën e djathtë.

Related posts

Zaevi do të hedhë gurthemelin e tregut në Vinicë

D V

Kushtetuta e RMV-së: Çështjen e besimit në Qeveri mund ta bëjnë së paku 20 deputetë

D V

Zaev zyrtarizon bashkëpunimin me PDSH-në në zgjedhjet lokale

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More