Agjencia Zhurnal.mk.

A është Ilir Daja, trajneri që do ta dërgojë Ballkanin drejt trofeve?

Ilir Daja ka zbarkuar te Ballkani pas përfundimit të stinorit vjeshtor dhe po del të jetë një goditje e klubit suharekas.

Lideri aktual i BKT Superligës së Kosovës e kishte mbyllur stinorin vjeshtor në vendin e tretë, pas një humbje në ndeshjen e fundit nga Gjilani (0-1), që i kishte kushtuar me pozitën e parë dhe largim Bekim Isufit.

Me 35 pikë, Gjilani dimëroi në vendin e parë, me një pikë më shumë se Drita (34) dhe dy më shumë se Ballkani që ka zbritur në vendin e tretë.

Emërimi i Ilir Dajës

Më 5 janar 2022, Ilir Daja u paraqit në zyrat e klubit të Ballkanit, ku nënshkroi kontratën e tij me klubin. Me pak fjalë ai premtoi punë, jo tituj e diçka tjetër, që te Ballkani, janë ëndërr në vitet e fundit.

Ai u prezantua nga Arsim Kabashi, kryetar i klubit, ndërsa ndihmës i tij erdhi Artim Pollozhani.

Daja zëvendësoi Bekim Isufin që kishte një sezon të mirë, deri në fund të vjeshtës. Një trajner me emër dhe trofe të shumtë në Shqipëri, ku kishte udhëhequr Skënderbeun edhe në fazën e grupeve të Ligës së Evropës, shkruan Telegrafi.

Arsim Kabashi dhe Ilir Daja (Foto: KF Ballkani/FB)

Rezultatet

Ballkani realizoi një fazë përgatitore një Turqi, ku koha e konsiderueshme në dispozicion i ndihmoi Ilir Dajës të njihej më shumë me skuadrën dhe lojtarët.

Pasi mori disa rezultatet të mira atje, Ballkani u kthye në shtëpi, ku në ndeshjen e parë u ndeshën me Malishevën për Kupën e Kosovës.

Një fitore 1-0 me golin e Albion Rrahmanit i dhanë fitoren portokallinjve që kaluan në çerekfinale.

Pastaj filloi seria e jashtëzakonshme në kampionat, ku Ilir Daja mori katër fitore radhazi. Viktima e parë ishte Dukagjini i Klinës që u mposht me rezultat 4-1.

Pas tyre mposhti Prishtinën në udhëtim me rezultat 2-0 për tu kthyer te fitorja në shtëpi ndaj Ulpianës.

Në ndeshjen e fundit Ballkani mposhti një rival direkt si Drita me rezultat 1-0 për tu kthyer lider i vetëm në renditje.

Në pesë ndeshje (katër kampionat, një kupë), Ballkani ka shënuar 11 herë dhe ka pranuar vetëm një gol.

Ajo që bie në sy është se të gjithë shënojnë me Ilir Dajën, duke filluar nga ‘i harruari’ nga  Bekim Isufi, sulmuesi Mevlan Zeka që ka gjetur rrjetën në tre raste.

Festa e lojtarëve të Ballkanit (Foto: KF Ballkani/FB)

Nga një gol kanë shtuar: Albion Rrahmani, Meriton Korenica, Armend Thaqi, Kushtrim Gashi,  Edvin Kuc, Blendi Baftiu, Ermal Krasniqi dhe Theophilus Solomon.

Harmonia dhe qetësia në skuadër

Ballkani nuk gjashtë muajt e fundit nuk është shquar për harmoni dhe qetësi në skuadër, për çka duket që me Dajën e kanë gjetur këtë.

Rikthimi në formë i Blend Baftiu e tregon më së miri këtë gjë, ndërsa pothuajse të gjithë lojtarët kanë pasur mundësi ta tregojnë vetën.

Me Ballkanin që në të tretin vit tenton titullin, mund të jetë ky i treti i vërtet dhe nësë kjo ndodh, Ilir Daja padyshim që do të kishte një meritë të madhe.

Standings provided by SofaScore LiveScore

Related posts

Pa ujë sot një pjesë e kryeqytetit

Xh M

Oda e Mjekëve shënoi 30 vjet ekzistencë

Z.H

Maqedoni: Shumica e qytetarëve Vitin e Ri do ta kalojnë në vend, protokollet i pengojnë të udhëtojnë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More