Agjencia Zhurnal.mk.

A e mbajtën premtimin për të hequr dorë nga kompensimet e karburatit deputetët e Vetëvendosjes?

Shpenzimet e larta për kompensimin e karburatit për deputetët të bëra nga ana e Kuvendit të Kosovës, në kushtet e rritjes se çmimit të energjisë elektrike dhe shtrenjtimit të çmimeve si pasojë e luftës, shkakuan një debat të madh publik në vend.

Pas publikimit të shifrave në televizionin Kanal 10, shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje doli me një premtim publik, se deputetët e kësaj partie do të heqin vullnetarisht dorë nga kompensimi i shpenzimeve të tyre për udhëtim. Pavarësisht vendimit, dy deputetë të mazhorancës nuk “iu bindën” vendimit, ndërsa në muajin prill kreu i Kuvendit Glauk Kunjofca, vendosi që shpenzimi maksimal për udhëtim do të jetë 150 euro në muaj.

Përveç pagës bazë mbi 1 mijë e 500 euro, mëditjeve dhe mbulimit të shpenzimeve për telefonata e udhëtime, deputetët e Kuvendit të Kosovës kompensohen edhe për karburantin që harxhojnë për të shkuar në punë. Ndonëse këtë privilegj të përzgjedhurit e popullit, bazuar në Rregulloren e Punës së Kuvendit, e gëzojnë që nga viti 2011, publikimi i këtyre shpenzimeve në muajin shkurt të këtij viti, bëri jehonë të madhe. Fakti që disa deputetë kishin marrë nga 510 euro, sa tre paga minimale, vetëm për karburantin e shpenzuar gjatë një muaji, ishte kafshatë e pakapërdishme për qytetarët, të cilëve nga ai muaj u ishte shtrenjtuar rryma, e pritej t’u shtrenjtohet edhe mielli.

Lista e deputetëve, legjislatura e VIII, muaji nëntor dhe dhjetor

Më 4 shkurt 2022, Mimoza Kusari – Lila, shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje përmes një postimi në Facebook, deklaroi se deputetët e kësaj partie do të heqin vullnetarisht dorë nga kompensimi i shpenzimeve të tyre për udhëtim.

 “Me anë të këtij njoftimi duam të informojmë opinion publik, se deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, si shumicë parlamentare, vullnetarisht do të tërhiqen nga kompenzimi i shpenzimeve të udhëtimit dhe njëkohësisht thërrasin edhe deputetët tjerë të aplikojnë të njejtin standard. Gjithashtu, do të kërkojmë nga Kryesia e Kuvendit, rishikimin e vendimit për kompenzimin e deputetëve.”

Statusi në Facebook i Mimoza Kusari Lila

Në lidhje me përmbushjen e këtij premtimi, Faktoje iu drejtua me një kërkesë për informacion Kuvendit të Republikës së Kosovës, për të marrë të dhënat e shpenzimeve për udhëtim të të gjithë deputetëve për muajin shkurt.

Nga këto të dhëna rezulton se vetëm dy nga deputetët e shumicës parlamentare kanë shkelur premtimin e shefes së tyre.

Ekrem Mustafa dhe Burim Meta, anëtarë të “Listës Guxo”, të cilët funksionojnë si pjesë e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, thyen premtimin e Kusari – Lilës, duke i pranuar kompensimet e shpenzimeve të karburantit për muajin shkurt.

Ndonëse nuk e mban mend nëse Mustafa dhe Meta ishin pjesëmarrës në takimin e Grupit Parlamentar, në të cilin u mor ky vendim, Kusari – Lila tha për Faktoje se kjo temë është diskutuar disa herë mes deputetëve të kësaj partie, kur kanë qenë të pranishëm edhe këta dy deputetë.

“Në grupin parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, kemi diskutuar disa herë për domosdoshmërinë e rishiqimit të shtesave të deputetëve dhe lidhjen e përgjegjësive me kompenzimin. Jam e sigurt që në njëren nga këto diskutime prezentë kanë qenë edhe dy deputetët, Meta dhe Mustafa. Saktësisht nuk e di a kanë qenë në takimin kur kemi diskutu tërheqjen nga shpenzimet e udhëtimit, por e di se ka pasur koncenzus të përgjithshëm për këtë vendim”, tha ajo.

Related posts

Vranët dhe me diell, në zonat malore borë

D V

Serbia liron zëvendës drejtorin e Policisë së Kosovës

Xh M

Kurti: Komiteti i Ministrave ta trajtojë aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy