Agjencia Zhurnal.mk.

A e din Artan Grubi se pas dorëheqjes së kryeministrit bie qeveria dhe ai nuk mund të përfaqësojë qeverinë?!

Shkruan: Qenan Aliu
QEVERIA është organ kolektiv. Ajo funksion në përputhje me normat kushtetuese, Ligjit mbi qeverinë dhe legjet tjera pozitive. Parimisht RMV nuk ka koncept KRYEMINISTROR të kompetenceva të qeverisë. Kushtetuta noton se vendi ka KRYETAR TË QEVERISË, “kryeministri” thjesht është retorikë e gjithë neve dhe mediave. Asnjë kompetencë nuk ka kryetari i qeverisë të vendos si individ, por vendimet dhe aktet sjellen në përputhje me ligjin me votim në qeveri.
Kryetari i qeverisë është në koncept mandatar/relatori për koordinimin e aktiviteteve dhe politikave publike si dhe përfaqësimin e qeverisë respektivisht të vendit në realacion ndërkombëtar. Prandaj kur jep dorëheqje kryetari i qeverisë/mandatari, bie e tanë qeveria, sepse jo vetëm benefitet por edhe përgjegjësia politike është kolektive si organ.
Vetëm përgjegjësia penale është individuale. Sistemi në vend ka një koncept të paharmonizuar me parimet e drejtësisë dhe me paradokse juridike dhe politike. P.sh. a e din z. Artan Grubi se pse ai nuk mund të përfaqësojë qeverinë si zv/kryeministër (i PAËRË) pas dorëheqjes së kryeministrit, por bie qeveria?!

 

Related posts

Po të mbathte edhe Talat Xhaferi patika si të Grubit, kuvendi do aludonte në grup të hip-hop rreperëve!

Redaksia

Udhëtime të lira dhe të sigurta – Një mision i (pa)mundur i qeverisë së Kosovës

D V

Lum ai që e mbron idealin, njerëzinë dhe burrninë e vet!

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More