Agjencia Zhurnal.mk.

A duhet të jetë Berisha kandidati për kryeministër i opozitës? Çfarë thotë Andi Bushati

Fraksionet kryesore të opozitës po përpiqen të bashkohen për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, por pozicioni i Sali Berishës si kryetar dhe kandidati për kryeministër, duket se ende i ndan deputetët. 

Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, tha se kjo është një çështje e brendashme e Partisë Demokratike dhe se anëtarët e saj duan Berishën si kandidat edhe pse ai personalisht nuk e sheh si zgjidhjen e duhur për opozitën. 

“Të mendoj se në 2029, mund të kem sërish kryeministër Berishën, më duket tmerr, kthim mbrapa, përsëritje e një historie, etj. Problemi është që kjo nuk është çështje fare e vullnetit tim, është çështje se si vendos pjesa më e madhe e Partisë Demokratike. Kemi skrupujt elitarë, të gazetarëve, grupit të ngushtë të Tiranës dhe është pjesa tjetër se si mendon shumica e PD, që kanë treguar se duan Berishën.

Pyetje është, çfarë bëhet në këtë rast me Berishën?

Zonja Vokshi tha, jemi 50 deputetë. A do të pranojnë ata 50 deputëtë që hedhin miell, të jenë pjesë e ekipit me kandidat për kryeministër Sali Berishën? Më duket çudi. Nëse e pranojnë, mendimi im nuk ka vlerë. Kjo është çështje e vullnetit të brendshëm të PD.

Unë jam i bindur që zgjedhjet po u bënë në 2025, 2027, etj, po të jetë Rama, i rrëmben ai. Duke ditur që Shqipëria nuk ka më zgjedhje dhe nuk mund të bëjmë lojën e bufonëve që të flasim për mjedis demokratik… Jo, jo nuk ka shpresë. Votat do të shkojnë te hajduti, siç shkojnë lekët.

Kur zgjedhjet nuk kanë më vlerë, e rëndësishëm është, jo kë do të gjejë kandidat të gënjeshtërt PD, por si PD të kthehet në një forcë rezistence të minorancës. Nuk jemi në dilemën se kush do të fitojë zgjedhjet, por a do të asgjësohet pluralizmi apo do të ruhet një shpresë?

Që pluralizmi të vijojë të mbijetojë, duhet që në PD të fitojë zgjidhja që është më konsensuale për demokratët dhe i mban ata të bashkuar”, tha Bushati. 

Related posts

Ka dëmtime në mushkëri, deputeti socialist Bujar Çela pritet të hyjë në sallë për ndërhyrje kirurgjikale

Xh M

Shpërthim i fortë në Lushnjë, dy të vdekur dhe shtatë të plagosur, mes tyre deputeti Bujar Çela

Xh M

Shpërthim masiv në Lushnje të Shqipërisë, 1 i vdekur dhe 8 të plagosur

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy