Agjencia Zhurnal.mk.

A do të shtrenjtohet rryma në Kosovë, flasin nga ZRRE-ja

Nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), kanë treguar se ekspertet e ZRRE-së janë në përgatitje të raporteve konsultative ne lidhje me të Hyrat e lejuara për ti ndërmarrjet e Rregulluara KOSTT, KEDS dhe KESCO si dhe raportin ne lidhje me strukturën tarifore.

“Siç e kemi njoftuar opinioni publik, ZRRE ka hapë Shqyrtimin e Jashtëzakonshëm të të Hyrave të Lejuara Maksimale për Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes (OSSH), Operatorin e Sistemit të Transmetimit (OST) dhe Furnizuesin me Shërbim Universal (FSHU). ZRRE në kuadër të këtij procesi është duke analizuar të gjitha rrethanat e krijuara në sektorin e energjisë në lidhje me kostot e sistemit si dhe në lidhje me menaxhimin e sigurisë së furnizimit. Nga ana tjetër, paralelisht me këtë proces është duke u analizuar edhe mundësia e rishikimit të strukturës së tarifave me pakicë të energjisë elektrike.

Aktualisht, ekspertet e ZRRE-së janë në përgatitje të raporteve konsultative ne lidhje me të Hyrat e lejuara për ti ndërmarrjet e Rregulluara KOSTT, KEDS dhe KESCO si dhe raportin ne lidhje me strukturën tarifore. Raportet do të publikohen per konsultim me publikun dhe ju do te jeni te informuar me kohë”.

Kujtojmë se më 13 dhejtor Viktor Buzhala bëri të ditur se fatura e energjisë elektrike në Kosovë mund të shtrenjtohet për 7 për qind në muajt e ardhshëm, një rritje të tillë e ka kërkuar Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS).

Related posts

Krasniqi për masakrën e Srebrenicës: Harresa përbën një krim të ri përkundrejt viktimave

D V

55-vjeçari goditet për vdekje nga rrufeja gjersa po punonte me traktor

Xh M

Lirohet nga paraburgimi logopedi që u akuzua se dhunoi të miturën me autizëm

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More