Agjencia Zhurnal.mk.

A do të shkojë Pavle Trajanovi me Mickovskin, apo mbetet me Zaevin? Ja si përgjigjen nga partia e tij!

Shkup, 27 tetor – Në kalkulimet dhe spekulimet e shumëta lidhur me mundësinë për shumicë të re parlmentare është përmendur edhe Lidhja Demokratike (LD) e Pavle Trajanovit, parti e cila për momentin është pjesë e koalicionit qeveritar të udhëhequr nga LSDM. Këto kalkulime të filluara para zgjedhjeve lokale, kanë vazhduar edhe pas rrethit të parë zgjedhor.

 

Mirëpo në një deklaratë për Zhurnal, sekretari i përgjithshëm në LD, Zoran Dimitrovski, u jep fund të gjitha spekulimeve. Ai thotë se LD mbetet pjesë e koalicionit me LSDM-në dhe nuk do të marë pjesë në “lojëra të pandershme politike”.

“Lidhja Demokratike vazhdon ta përkrahë Qeverinë dhe mbetemi pjesë e shumicës parlamentare deri sa ajo qëndron parimisht në orientimet e projektuara strategjike-përmirësim të standardit jetësor të qytetarëve, luftë robuse kundër korrupsonit dhe krimit të organizuar, anëtarësim në Bashkimin Evropian, ndërtim të marërdhënieve të mira ndërfqinjësore në baza parimore, etj.”, thotë Dimitrievski për Zhurnal.


Sipas tij, qëndrimi i LD-së është se nuk duhet të ketë zgjedhje të parakohshme parlametare, pa marë parasysh epilogun e zgjedhjeve lokale.

“Zgjedhjet lokale janë zgjedhje për kryetarë komunash dhe për këshillat komunale. Edhe pse qytetarët përmes votës së tyre japin edhe mesazhe me kuptim më të gjerë politik, fakt është se pushteti qendror dallon nga ai lokal dhe rezultatet nga zgjedhjet lokale nuk kanë modeomos edhendryshim të politikave në nivel qendror. Mbi të gjitha, Maqedonia mbajti zgjedhje parlamentare vitin e kaluar në korrik, kurse koalicioni qeveritar i udhëhequr nga LSDM ka mandat së paku edhe dy vite e gjysëm ta realizojë programin e saj.


Kuptohet, opozita ka të drejtë të kërkojë zgjedhje të parakohshme parlamentare ose të bëjë përpjekje për të krijuar shumicë të re parlamentare sipas kalkulimeve të veta politike, por për këtë gjë ekzistojnë mekanizma parlamentare, siç janë propozim vendimi për vetëshpërbërje të Kuvendit ose për mocion të Qeverisë. LD refuzon të marë pjesë në lojëra të pandershme politike siç ka pasur në të kaluarën, të shitblerjes së deputetëve për krijimin e shumicës së re parlamentare”, thekson Dimitrovski.


LD për momentin ka një deputet në Kuvend edhe atë kryetari i partisë, Pavle Trajanov. Mirëpo në këtë periudhë kur pudshteti dhe opozita gati kanë barazuar numrat në Kuvend, çdo votë është e çmueshme.///Zhurnal.mk

Related posts

56 kilogramë drogë është kapur në Tetovë dhe Gostivar për nëntë muaj

D V

Prej sot obligoheni të mbani pajisjet dimërore në veturë

Z H

Visar Ganiu: Çdo lagje e Çairit do të bëhet me pishinë për fëmijë!

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More