Agjencia Zhurnal.mk.

A do të shkaktojë VMRO-DPMNE krizë kushtetuese me bllokadat në Kuvend !?

Shkup, 20 shtator – Ditëve të fundit derisa sytë e opinionit janë fokusuar në përplasjen Mickoski – Arsovska dhe tenderin prej 136 milion eurove, në Kuvend po zhvillohet procedurë për përzgjedhjen e gjykatësve kushtetues.

 

Në seancat e komisionit për zgjedhje dhe emërime, me ditë të tëra po zhvillohet një atmosferë kaotike dhe me tensione e shkaktuar nga deputetë të VMRO-DPMNE-së.

Deri tani, komisioni ka dhënë “dritë jeshile” vetëm për kandidatët Tanja Vasiq dhe Fatmir Skender të propozuar nga LSDM, derisa gjashtë kandidatët e propozuar nga VMRO-DPMNE nuk e kaluan filtrin e komisionit, njofton Zhurnal.

Për momentin po shqyrtohet dhe propozimi i fundit, e ai është prokurori shtetëror, Ljubomir Joveski, si propozim nga LSDM.

Pikërisht ky propozim sikur i hidhëroi deputetët e VMRO-DPMNE-së sepse që kur ai është në rend dite, ata përforcuan bllokadat.

Tanimë një vit, Gjykata Kushtetuese funksionon me vetëm pesë gjykatës nga nëntë gjithsej, me çka vështirësohet puna e organit më të lartë gjyqësor në vend.

Problemi shtesë është që në nëntor skadon mandati edhe i një gjykatësi tjetër, me çka Gjykata nëse nuk bëhet me anëtarë të rinj, nuk do të mundet fare të funksionojë.

Në këtë paralajmëroi edhe LSDM, përmes deputetes Marija Georgievska.

“Në nëntor skadon mandati i edhe një gjykatësi tjetër dhe nëse nuk zgjedhen gjykatës të rinj, shteti mund të hyjë në krizë kushtetuese, sepse me katër gjykatës në përbërje, Gjykata Kushtetuese nuk mund të mbajë seanca, nuk mund të sjellë vendime.

Si duket ky është qëllimi i VMRO-DPMNE-së antishtetërore dhe destruktive, por ne si shumicë parlamentare nuk do ta lejojmë këtë.

Do t’i shfrytëzojmë të gjitha mekanizmat,do t’i përballojnë të gjitha presionet dhe kërcënimet nga deputetët e VMRO-DPMNE-së, ndërsa gjykatësit kushtetues do të zgjedhen dhe gjykata kushtetuese do të punojë me ekip të plotë”, tha Georgievska.

Nëse VMRO-DPMNE vazhdon me bllokimin e komisionit e më pas edhe në seancë plenare, mundet që shteti përpos në krizë energjetike dhe ekonomike, të hyjë edhe në krizë kushtetuese, e cila edhe më tej do të komplikojë marrdhëniet edhe ashtu të komplikuara politiko-shoqërore./Zhurnal.mk

Related posts

Osmani-Shalenberg: Mbështetje e fuqishme dhe konsistente të integrimit evropian të vendit tonë

Z.H

Boçvarski: “Besa trans” ka pasur licencë të skaduar për transport të udhëtarëve dhe ka shfrytëzuar certifikata nga automjete tjera

D V

Enver Pajaziti: Shkojmë në rrethin e dytë në garë me VMRO-në, pres unifikimin e votës shqiptare

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More