Agjencia Zhurnal.mk.

A do të duket kështu iPhone 14? Ekran dytësor, teknologji Air Charge

Koncepti i fundit tregon një pamje të mundshme që do të zbukurojë gjeneratën e ardhshme iPhone 14.

 

Koncepti i videos tregon se telefoni premium i Apple do të ketë një ekran dytësor rrëshqitës, teknologji të re Air Charge dhe më shumë.

iPhone i ardhshëm i kompanisë pritet të vije gjatë vitit 2022 dhe sugjerohet që të zbatojë një ridizajn të plotë.

Koncepti i ri ofron një pamje alternative të pajisjes dhe lë të kuptohet se çfarë mund të bëjë Apple me modelin iPhone 14.

Videoja, e cila tregon konceptin, është publikuar nga ConceptsiPhone. U demonstrua një iPhone 14 me dy ekrane, nga të cilët ekrani dytësor është rrëshqitës.

Ekziston edhe çipi i ri A16 Bionic, teknologjitë Face ID dhe Touch ID, si dhe teknologjia e re Air Charge për karikimin e telefonit me valë.

Megjithatë, Apple nuk pritet të bëjë një kthesë kaq radikale në ndryshimin e dizajnit për iPhone 14, por është e qartë se kompania duhet të bëjë diçka të rëndësishme për t’iu bashkuar epokës së telefonave fleksibël.

Related posts

Del Beta e fundit Android 12 – lëshimi tjetër do të jetë zyrtar

D V

Rrjedhin të gjitha llojet e ngjyrave të Apple iPhone 13 Pro dhe Pro Max

D V

Elon Musk i kërkoi Tim Cook ta bënte CEO të Apple, pretendon libri i ri

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More