Agjencia Zhurnal.mk.

Zaev-Pasarivakis: Gjithçka që bëjmë është për më shumë investime dhe zhvillim ekonomik

Shkup, 9 korrik – Kryeministri Zoran Zaev realizoi sot takim me Nektaria Pasarivakis, kryetare dhe drejtoreshë ekzekutive e konferencës “Ekonomist” për Greqinë, Qipron, Maltën dhe Evropën Juglindore.

 

Pasarivakis falënderoi Kryeministrin Zaev për pjesëmarrjen e tij në konferencë dhe për përpjekjet e tij për të përmirësuar marrëdhëniet ekonomike midis dy vendeve. Ajo shprehu fjalë pozitive për rolin udhëheqës të Kryeministrit Zaev dhe avancimin e proceseve shumë të rëndësishme midis dy vendeve, të gjitha me qëllim të zhvillimit ekonomik.

Në takim edhe njëherë kryeministri Zaev shprehu mbështetjen e tij dhe përgëzoi organizimin profesional të konferencës “Ekonomist”, në të cilën marrin pjesë liderë, biznesmenë, diplomatë dhe personalitete të shquara nga fusha të ndryshme.

U konkludua se investimet kanë një rol shumë të rëndësishëm për zhvillimin e rajonit të Ballkanit Perëndimor deri në integrimin e mëtejshëm në BE.

Related posts

Delegacioni qeveritar vendos lule në varret e Gligorovit dhe Trajkovskit

Xh M

Shtrenjtohet benzina, dizeli ngelet 99,5 denarë

Z.H

Transparencë proaktive për institucione të hapura

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More