Më ftohtë në Llazaropole, më ngrohtë në Dojran

nga Redaksia

Shkup, 26 prill  – Më  ftohtë sot në mëngjes është në Llazaropole -2 gradë, -1 gradë është matur në Kodër të Diellit, një në Hanet e Mavrovës, Manastir, Krushevë dhe Tetovë, dy në Kriva Pallankë, Prilep, Ohër dhe Pretor, tre në Berovë, katër në Strumicë, Vinicë, Shtip, Shkup-Petrovec dhe Shkup-Zajçev Rid, pesë në Veles dhe Demir Kapi, gjashtë në Kavadar dhe Gjevgjeli dhe 10 gradë në Dojran.

Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike informon se në 24 orët e fundit më shumë shi ka rënë në Kodër të Diellit  me shtatë litra për metër katror, ​​pesë në Tetovë, katër në Pozharan, Kriva Pallankë dhe Krushevë, tre në Ohër, dy në Prilep, Vinicë, Hanet e Mavrovës  dhe Pretor dhe një litër për metër katror në Llazaropole, Demir Kapi, Berovë, Shtip, Kavadar, Gjevgjeli, Veles, Manastir, Gjurishtë. 

 Gjatë natës dhe mëmgjesin e sotëm  moti është kryesisht i kthjellët me vranësira lokale mesatare. Mëngjesin e sotëm në pjesët e skajshme perëndimore dhe lindore ka paraqitje të vranësirave mesatare, ndërsa vende-vende përgjatë luginave të lumenjve ka paraqitje të mjegullës. Ka fryrë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi verior.

 Moti sot në mëngjes do të jetë me diell deri me vranësira mesatare. Pasdite në zonat malore do të ketë kushte për reshje lokale të shkurtëra të shiut. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi perëndimor. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 16 deri në 23 gradë.

 Në Shkup moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të lehtë nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 21 gradë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

Regjistrohu

Subscribe my Newsletter for new blog posts, tips & new photos. Let's stay updated!

@2009-2024 – All Right Reserved. Designed and Developed by Anet.com.mk

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More