Nikolloski nga Strumica: Opozita shqiptare të bashkohet me ne dhe të formojmë qeveri

nga Redaksia

Shkup, 25 prill – Qeveri e udhëhequr nga VMRO-DPMNE, ndërsa pasi në Maqedoni është rregull i pashkruar që të ketë partner nga kampi politik shqiptar, gjegjësisht e ashtuquajtura opozita shqiptare ose VLEN, të bashkohet me ne dhe të formojmë qeveri e cila në mënyrë radikale do të pastrojë të gjithë atë që për momentin është qeverisje në Maqedoni, nga LSDM dhe veçanërisht nga BDI, sepse për momentin BDI qeveris me Maqedoninë dhe ata janë pronarët e vërtetë të Maqedonisë dhe kësaj do t’i vendosim pikë, tha bartësi i listës zgjedhore të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit, Aleksandar Nikolloski në përgjigjen e pyetjeve të gazetarëve pas urimit të mbrëmshëm të Taravarit dërguar Mickoskit dhe koalicionimit pas zgjedhjeve për formimin e qeverisë. 

Në pyetjen për parashikimin e rezultatit nga zgjedhjet parlamentare në njësinë zgjedhore katër, Nikolloski tha se është mosmirënjohëse të bëhet llogaritje e tillë, duke pasur parasysh se bëhet fjalë për lloj të ndryshëm të zgjedhjeve. 

“Unë mund të ju them, për herë të parë, çka pres si rezultat në njësinë e katërt zgjedhore. Mendoj se VMRO-DPMNE-ja do të fitojë ndërmjet 12 dhe 13 deputetë dhe ky është rezultati të cilin ne e synojmë”, u përgjigj Nikolloski. 

Ai u falënderua për mbështetjen të cilën dje e mori kandidatja për presidente Gordana Siljanovska Davkova, veçanërisht në rajonin e Strumicës, dhe siç tha, është i lumtur që si bartës i listës në njësinë e katërt zgjedhore është arritur rezultat i cili për VMRO-DPMNE-në është obligim i madh. 

“Pres që më 8 maj të kemi fitore bindëse për Gordana Siljanovska Davkova dhe më së shumti deputetë për VMRO-DPMNE-në, të cilët do të muundësojnë qeveri stabile e cila nuk do të shantazhohet nga askush dhe të cilët do të mundësojnë shkuarjen e LSDM-së dhe BDI-së në opozitë”, shtoi Nikolloski. 

Deklaratë dha edhe kandidati për deputet, Antonio Milloshovski, i cili kërkoi që jehona e votuesve të jetë më e madhe në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale më 8 maj. Ai shtoi se numri i shtetasve të Maqedonisë së Veriut të cilët janë të pakënaqur nga politika e BDI-së dhe LSDM-së është gjithnjë e më i madh dhe qytetarët kanë vullnet të fuqishëm politik për ndryshimin e qeverisë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

Regjistrohu

Subscribe my Newsletter for new blog posts, tips & new photos. Let's stay updated!

@2009-2024 – All Right Reserved. Designed and Developed by Anet.com.mk

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More