Shporta sindikale minimale për prill është 60.212 denarë, rritet për 1.214 denarë në krahasim me marsin

nga D V

Shkup, 23 prill – Shporta sindikale minimale për prillin arrin në 60.212 denarë dhe është për 1.214 denarë më e lartë se sa në mars vitin e kaluar, kur ishte 58.998 denarë. Me një banesë të marrë me qera prej 60 metrave katrorë, megjithatë, arrin 75.587 denarë, kumtoi Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM).

Sipas llogaritjes së LSM-së, nga shporta minimale sindikale, një familje katëranëtarëshe për ushqim dhe pije i duhet të ndajë 22.200 denarë ose 36,9 për qind, për veshmbathje dhe këpucë 4.866 denarë, gjegjësisht 8,1 për qind, për qera, ujë, energji elektrike dhe ngrohje 6.014 denarë ose 10 për qind, për higjienë personale dhe mbajtjen e higjienës së shtëpisë 1.827 denarë ose tre për qind, për shëndet 1.059 denarë ose 1,8 për qind, për transport 5.068 denarë, gjegjësisht 8,4 për qind.

Një familjeje katëranëtarëshe në prill të këtij viti i nevojiteshin 3.004 denarë për komunikime, gjegjësisht pesë për qind nga shuma e shportës minimale, për rekreacion dhe kulturë 4.378 denarë ose 7,3 për qind, për arsim 6.955 denarë ose 11,6 për qind, për restorante dhe hotele 3.890 denarë ose 6,5 për qind, kurse për mallra dhe shërbimet tjera 950 denarë, gjegjësisht 1,6 për qind.

Nëse jetojnë në banesë me qira nevojiten edhe 15.375 denarë shtesë. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

Regjistrohu

Subscribe my Newsletter for new blog posts, tips & new photos. Let's stay updated!

@2009-2024 – All Right Reserved. Designed and Developed by Anet.com.mk

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More