Në zgjedhjet presidenciale të drejtë vote kanë 1.814.317 votues 

nga D V

Shkup, 22 prill – Në zgjedhjet e shtata presidenciale që do të mbahen të mërkurën, të drejtë vote kanë 1.814.317 votues. Prej tyre, në ekstraktet nga Lista zgjedhore për votim në shtet janë të regjistruar 1.713.758 votues.

Në ekstraktet e veçanta nga Lista Zgjedhore për personat që kanë paraqitur kërkesë për votim në përfaqësitë diplomatike konsullare apo zyrat konsullare janë regjistruar 2.569 votues, të cilët kanë paraqitur kërkesë për votim në institucionet për përkujdesje jashtëfamiljare, ndërsa në Listën zgjedhore janë regjistruar edhe dy persona të zhvendosur brenda vendit.

Votimi në zgjedhjet e shtata presidenciale duhet të mbahet në 3,480 qendra votimi në vend, por në 120 qendra votimi janë më pak se dhjetë votues të cilët janë drejtuar të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar në qendrën më të afërt të votimit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

Regjistrohu

Subscribe my Newsletter for new blog posts, tips & new photos. Let's stay updated!

@2009-2024 – All Right Reserved. Designed and Developed by Anet.com.mk

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More