Agjencia Zhurnal.mk.

91,7 për qind e mjeteve nga buxheti i Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve për vitin 2022 janë të dedikuara për projekte kapitale

Shkup, 21 nëntor – Buxheti i Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve për vitin 2022 është pozicionuar në nivel prej 11,865 miliardë denarë, prej të cilave 10,885 miliardë denarë janë të dedikuara për realizim të projekteve kapitale. Me të parashohim të realizojmë nivel të lartë të realizimit të investimeve kapitale në pjesën e rrjetit rrugor, hekurudha, gazifikim dhe infrastrukturë komunale. Madje 91,7 për qind e mjeteve janë të dedikuara për projekte kapitale, informoi ministrit i këtij dikasteri, Bllagoj Boçvarski.

 

“Projekt kapital të cilit do t’i kushtojmë vëmendje të madhe është ndërtimi i hekurudhës drejtë Bullgarisë. Fokus të fortë i japim ndërtimit të seksioneve të autostradave në korridoret 8 dhe 10, ndërsa ndërtimi i gazsjellësve magjistralë mbeten prioritet edhe për vitin e ardhshëm. Për jetë më cilësore të qytetarëve vazhdojmë me ndërtimin e kanalizimeve dhe ujësjellësve në komunat”, tha Boçvarski në konferencën e sotme për media në Qeveri.

Ai theksoi se do të përforcohen aktivitetet për ndërtim të rrugëve lokale, me intensitet ta pazvogëluar do të vazhdojë ndërtimi i digës së lumit Otinjë në Shtip, janë siguruar mjete për Qytetin e Shkupit për ndërtim të infrastrukturës për transport të shpejtë me autobusë përgjatë qytetit, ndërsa vazhdon edhe projekti për mbështetje financiare të linjave të reja ajrore.

“Në përgjithësi, komponenta zhvillimore e Buxhetit na jep pritshmërinë që vitin e ardhshëm të kemi financim të pandërprerë të projekteve për arritjen e synimeve investuese të Ministrisë. Ne kemi parashikuar 6.188 miliardë denarë për ndërtimin e autostradës në Korridorin 8, përkatësisht autostradën: Tetovë – Gostivar – Bukojçan dhe segmentin Trebenishtë – Strugë – Qafë Thanë, si dhe autostradën Prilep – Manastir në Korridorin 10”, theksoi Boçvarski.

Me këtë investim, shtoi, e përfundojmë planin për ndërtim të infrastrukturës moderne rrugore nga perëndimi drejtë lindjes, duke pasur parasysh se bëhet fjalë për aks rrugor pjesë e rrjetit evropian të korridoreve.

Si projekt të rëndësishëm përmes të cilin në vazhdimësi Ministria siguron mbështetje të të gjitha komunave e theksoi rikonstruimin e rrjetit lokal të rrugëve.

“Për vitin e ardhshëm janë paraparë 738 milionë denarë për rindërtim dhe ndërtim të rrugëve nëpër komuna, projekt i rëndësishëm për përmirësimin e kushteve të jetesës së qytetarëve. Deri më tani janë përfshirë rreth 60 kilometra rrugë, kemi investuar mbi 11 milionë euro, kemi mbuluar gjithsej 62 rrugë, po bëhen përgatitjet për shpalljen e thirrjes së tretë që duhet të përfshijë rindërtimin e rrugëve lokale në gjatësi prej 60 kilometra të tjera”, theksoi Boçvarski.

Në buxhetin e Ministrisë për vitin e ardhshëm, siç tha, janë paraparë 275 milionë denarë për rindërtim të dy gazsjellësve magjistralë, nga Negotina deri në Manastir, ku punët kanë përfunduar mbi 95 për qind dhe nga Shkupi – Tetova deri në Gostivar, ku realizimi është rreth 80 për qind.

Me mjete nga Banka Evropiane për Investime vitin e ardhshëm, sqaroi ai, 428 milionë denarë do të investohen në ndërtimin e linjave të ujësjellësit dhe kanalizimit, ndërsa përmes Bankës KFV do të investohen 226 milionë denarë shtesë për ujësjellës në Gjevgjeli, Kavadar, Radovish dhe Gostivar. Nga programi i veçantë i Ministrisë janë paraparë 60 milionë denarë për përmirësimin e ujësjellësit dhe rikonstruksionin e rrjeteve të kanalizimit, me të cilat janë planifikuar gjithsej 836 milionë denarë për këtë qëllim.

Siç tha, 399 milionë denarë janë paraparë për vendosjen e sistemit inteligjent transportues të Korridorit 10 me çka do të arrihet siguria në komunikacion dhe do të mundësohet transport më efikas.

“Në buxhetin për vitin e ardhshëm kemi paraparë 246 milionë denarë për vendosjen e transportit të shpejtë me autobus në Shkup. Dëshiroj të theksoj se procedura e tenderit për këtë projekt është në vazhdim e sipër dhe prej këtu apeloj te Qyteti i Shkupit që të rishqyrtojë shpalljet për anulimin e këtij projekti. I bëjmë thirrje Qytetit të Shkupit që ta rishqyrtojë vendimin sepse çdo devijim nga një sistem i tillë transporti nuk do të sjellë transport më efikas në kryeqytet”, tha Boçvarski.

Janë projektuar, shtoi, edhe 18 milionë denarë për përgatitje të planeve urbanistike për komuna të cilat nuk kanë mjete të mjaftueshme për këtë qëllim, janë siguruar 20 milionë denarë për projekte në komuna me popullatë rome.

Related posts

Me 200.000 euro është pajisur laboratori për siguri të ushqimit në Universitetin e Tetovës

D V

LSDM më 13 korrik do t’i publikojë 20-të kandidatët e parë për kryetarë komunash

D V

Komunikacioni nëpër rrugë të lagështa

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More