Agjencia Zhurnal.mk.

9 milion euro mbështetje për komercializimin e inovacioneve në kompanitë vendore

Shkup, 4 tetor – Fondi i Inovacioneve dhe i Zhvillimit Teknologjik sot shpalli një konkurs publik për financim nën instrumentin për mbështetjen “Grantet e bashkëfinancuara për komercializimin e inovacioneve”, përmes të cilit janë siguruar nëntë milionë euro për komercializimin e inovacioneve të kompanive vendore.

 

“Qëllimi i instrumentit për mbështetje grante të bashkëfinancuara për komercializimin e inovacioneve është të inkurajojë rritjen e aktiviteteve kërkimore dhe zhvillimore në sektorin privat, të inkurajojë bashkëpunimin midis sektorit privat dhe institucioneve të arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor, si dhe forma të tjera të bashkëpunimit për komercializimin e inovacioneve”, thuhet në njoftimin e FIZHT-së.

Instrumenti ka për qëllim ndërmarrjet që duan të zhvillojnë një produkt, shërbim ose proces inovativ, siç theksohet në kumtesë, vetëm ose në bashkëpunim me një ndërmarrje dhe/ose institucion tjetër që kryen arsimin e lartë, pra veprimtarinë kërkimore shkencore. Instrumenti ofron mbështetje financiare për ndërmarrjet e regjistruara në Republikën e Maqedonisë së Veriut në mënyrë që të zhvillojnë dhe zbatojnë zgjidhje inovative, duke përfshirë mbështetjen për ndërmarrjet me potencial të lartë rritjeje.

Mbështetja përmes këtij instrumenti do t’i ndahet projekteve me një qëllim të qartë tregtar që janë në fazën prototip (ose faza e përshtatshme në varësi të llojit të produktit, shërbimit, procesit inovativ) deri në fazën para-komerciale (para-tregut).

Përmes këtij instrumenti Fondi i Inovacioneve dhe i Zhvillimit Teknologjik siguron mbështetje financiare në shumën maksimale prej 20.000.000 (njëzet milionë) denarë, dhe atë: për ndërmarrjet, numri mesatar i të punësuarve të të cilëve është deri në 50 (pesëdhjetë) punonjës dhe të ardhurat vjetore në dy vitet e fundit janë më pak se 2.000.000 (dy milionë) euro, duke financuar deri në 70 për qind të buxhetit të përgjithshëm të projektit, respektivisht për ndërmarrjet, numri mesatar i të punësuarve të të cilëve është nga 50 (pesëdhjetë) në 250 (dyqind e pesëdhjetë) dhe të ardhurat vjetore të të cilëve në dy vitet e fundit janë më shumë se 2.000.000 (dy milionë) euro, dhe më pak se 10.000.000 (dhjetë milionë) euro, duke financuar deri në 60 për qind të buxhetit të përgjithshëm të projektit.

Shuma e të ardhurave vjetore të realizuara dhe numri mesatar i punonjësve përcaktohet në përputhje me raportet financiare për vitin 2021 dhe 2020.

Afati i fundit për aplikim për konkursin publik për grante të bashkëfinancuara për komercializimin e inovacioneve është deri më 17.11.2022, deri në orën 14.00.

Për të gjitha informacionet shtesë ju mund të kontaktoni në adresën e-mail: komercijalizacija2022@fitr.mk.

Related posts

Gostivari me 922 raste aktive me Kovid-19

N E

Testohet kërçovari tjetër i dyshuar, priten rezultatet

Xh M

Azeski: Është e patjetërsueshme të shpallet krizë energjetike

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More