Agjencia Zhurnal.mk.

85 për qind e të hospitalizuarve me KOVID-19 janë të pavaksinuar

Shkup, 24 dhjetor – Nga 6 gushti bashkë me ditën e djeshme në territorin e shtetit gjithsej 66.857 qytetarë janë pozitivë, nga personat e testuar për KOVID-19. Prej tyre 33 për qind kanë qenë tërësisht të vaksinuar, gjegjësisht 21.806 persona.

Sipas statistikës së Ministrisë së Shëndetësisë javëve të kaluara, 45.051 qytetarë gjegjësisht 67 për qind e personave pozitibë me KOVID-19 nuk janë vaksinuar.

Të vaksinuar konsiderohen personat të cilët janë vaksinuar me dy doza dhe i kanë kaluar të paktën 14 ditë nga marrja e dozës së dytë të vaksinës.

Nga Ministria kumtuan se është i madh numri i qytetarëve të pavaksinuar të cilët janë infektuar me KOVID-19. Procesi i personave të hospitalizuar të cilët nuk janë vaksinuar është 85 për qind, ndërsa vetëm për 15 për qind e të gjithë pacientëve të hospitalizuar momental janë vaksinuar plotësisht.

“Vdekshmëria tek personat e pavaksinuar është rritur drastikisht, tregon analiza. Në periudhë nga 6 gushti deri më 23 dhjetor në territorin e shtetit kanë vdekur 2.362 persona me KOVID-19, 1.850 pacientë nga pacientët që e kanë humbur jetën nuk kanë qenë të vaksinuar ndërsa vetëm 21 për qind kanë marrë vaksinë”, kumtuan nga MSH.

Sipas analizave, të vdekurit kanë pasur sëmundje të kombinuara kronike. Pacientët janë vaksinuar me të gjitha llojet e vaksinave të cilat janë në dispozicion tek ne, sikurse edhe pacientët që janë vaksinuar jashtë vendit me vaksina të Modernës dhe Xhonson.

Ministria e Shëndetësisë tregon për rëndësinë e vaksinimit dhe u bën apel qytetarëve të vaksinohen. Vetëm në këtë mënyrë, siç theksuan, do të vijmë drejt imunitetit kolektiv dhe do ta parandalojmë përhapjen e mutecioneve të SarsKov2.

Related posts

 Zbulohen kandidatët për deputetë të “Frontit Europian”, mes tyre Arbana Pasholli, Ilire Dauti e Fatmire Isaki

Xh M

Ndërroi jetë kryetari i parë i Komunës së Tetovës

Xh M

VLEN hap shtabet në Zhelinë dhe Saraj

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy