Shkup, 10 janar – Gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 5165 teste për Covid, ndërsa pozitiv kanë rezultuar 813 persona, informon Zhurnal.
Sipas qyteteve, në Shkup janë regjistruar 549 raste të reja, në Manastir 49, në Kumanovë 40, Kavadar 25, Ohër 20, Strumicë 17, Prilep 16, Shtip 11, Strugë 10, Gostivar dhe Veles nga 9, Gjevgjeli 7, Koçan 6, Resnje dhe Vinicë nga 5, Kriva Pallankë, Radovish, Dellçevë dhe Probishtip nga 4, Tetovë, Kërçovë, Negotinë, Berovë dhe Dibër nga 3 në Demir Hisar 2, në Shën Nikollë dhe Vallandovë nga 1.
Ndërkohë kanë ndëruar jetë gjithsej 10 pacientë të nfektuar me Covid.
Nga ana tjetër janë shëruar gjithsej 998 pacientë.
Deri tani në vendin tonë janë infektuar gjithsej 234277 persona. Prej tyre, 215852 janë shëruar, 8042 kanë vdekur ndërsa numri i rasteve aktive shënon 10,383.//Zhurnal.mk