Agjencia Zhurnal.mk.

8 – VITE / Rrugëtimi i Lëvizjes BESA

Gostivar, 22 nëntor – Lëvizja BESA doli në skenën politike të shqiptarëve të Maqedonisë në Nëntor të vitit 2014, u themelua nga intelektualët e rrinj të shqiptarëve të Maqedonisë të cilët nuk mund të duronin më nënçmimin dhe nëpërkëmbjen e shqiptarëve nga përfaqsuesit e atëhershëm politik.

 

Ishte një freski e skenës politike e cila vuri standarde të reja të politikbërjes. Si subjekt politik i ri Lëvizja BESA dha kontribut të rëndësishëm në rëzimin e regjimit VMRO-BDI, organizoi protestat më të mëdha që mbahen mend ndonjëherë nga shqiptarët e Maqedonisë Veriore, organizoi forma të ndryshme të akcionit politik përmes rinisë, në zgjedhjet parlamentare të vitit 2016 edhe përskaj garës jo të barabartë u etablua si subjekti i katërt më i madh në Maqedoni e Veriut.

Pas suksesit të treguar në zgjedhjet e vitit 2016 Lëvizjes BESA iu vërsulën nga të gjitha anët që ta dëmtojnë. Jemi të vetëdijshëm që shumë prej juve ashtu si edhe për gjithe ne ka qenë një situatë e pakëndëshme kjo që kemi kaluar në vitet e fundit brenda Lëvizjes BESA. Kjo pjesë e hidhur tashmë i takon historisë dhe për ne është kapitull i mbyllur.

-Ne po hapim një faqe të re të veprimit politik duke dëshmuar se pavarsia e veprimit politik është më e rëndësishme se ambicjet dhe teket e mendësisë të vjetër politike që të llogaritin për mik kur mendon si ata dhe të llogaritin për armik kur mundohesh me argument të bindësh se janë në rrugë të gabuar.

Tash më Lëvizja BESA në skenën politike paraqitet si një alternativë fituese e cila mund të artikulojë kërkesat e shqiptarëve në Maqedoni. Në zgjdhjete fundit lokale Lëvizja BESA do ta fiton Tetovën dhe Zhelinën. Lëvizja BESA dalëngadalë po ngritet fuqishëm edhe në çdo qytet të Maqedonis Veriore. Uragani i Lëvizjes BESA po shpërndahet edhe në diasporë. Lëvizja BESA në vazhdimësi është angazhuar në hapjen e dyerve për të gjithë intelektualët, profesionistët, aktivistët e shoqërisë civile dhe gjithë atyre që duan që potencialin e tyre individual ta vendosin në shërbim të përmirësimit të gjendjes politike, ekonomike dhe socio-kulturore në vend. Sot, Lëvizja BESA është anija e shpëtimit për çdo kënd që dëshiron këtë gjendje e këtë situatë dëshpruese ta ndryshojë.

-Lëvizja BESA në vazhdimësi ka dëshmuar maturinë politike në momente shumë të rëndësishme për të ardhmen e shtetit dhe qytetarëve të saj. Më lejoni që të rikujtojmë disa nga momentet kyçe që Lëvizja BESA ka dëshmuar se kur bëhet fjalë për interesin e përgjithshëm, kemi qenë të gatshëm te tejkalojmë vetveten dhe të vihemi në shërbim të interesit të qytetarëve, sidomos shqiptarëve në vend.

–Rrugëtimi i Lëvizja BESA vazhdon.

Selim Iljazi

Anëtar i Kryesis

Lëvizja Besa-Gostivar

Related posts

Davidoviq: Parashtrohet ankesë për masën e paraburgimit për Mijallkovin për “Parcelat në Vodno”

D V

Carovska apelon ta përdoren librat digjitalë, të denoncohet shitja e librave të shtypur

D V

Arifi për kontratat e publikuara nga Kasami: Është një diskreditim aq i madh i personave

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More