Shkup, 13 dhjetor – Në 24 orët e fundit janë bërë 1211 testime ndërsa janë regjistruar 82 raste të reja me Covid, informon Zhurnal.
Sipas qyteteve, në Shkup janë regjistruar 61 raste të reja, në Kavadar 9, në Gjevgjeli 4, Manastir dhe Veles nga 2 ndërsa në Prilep, Ohër, Negotinë dhe Vallandovë nga 1.
Gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur tetë pacientë ndërsa janë shëruar 265.
Deri tani në vendin tonë gjithsej janë infektuar 219490 persona. Prej tyre, 206,211 janë shëruar, 7740 kanë vdekur ndërsa rastet aktive shënojnë shifrën prej 5539 personave.//Zhurnal.mk