Agjencia Zhurnal.mk.

8 infermiere nga Covid qendra në Prilep punojnë pa rrogë dhe pa sigurim shëndetësor

Shkup, 3 nëntor – Një pjesë e të punësuarve në spitalin e Prilepit, çdo ditë meren me shërimin e pacientëve të infektuare me Covid dhe atë të cilët janë me pasqyrë të rëndë klinike, por ende pa pagë dhe pa sigurim shëndetësor, përcjellë Zhurnal.

 

Të vetëdijshëm për rrezikun që sjellë puna e tyre, 6 motra medicinale dhe 2 punonjës spitali kanë filluar të punojnë në mes të pandemisë duke u mbështetur në premtimet se “muajin e ardhshëm” do u zgjidhet statusi.

Një pjesë e tyre janë rivendosur në reparte të tjera, por asnjëra nuk ka qenë në vetëdije se edhe pas gjashtë muajve për ta nuk do të ketë një zgjidhje.

“Më tepër se tetë muaj dëgjojmë vetëm premtime të rreme, askush nuk dëgjon problemet tona. Çdo ditë jemi në rrezik nga infektimi ndërsa jemi pa sigurim shëndetësor dhe për momentin njëra prej nesh është pozitive. Punojmë nga 12 orë, nga 8 orë, ndrime të natës. Punojmë në spitalin modular, në repartin infektiv, në sterilizim dhe reparte tjera. Tanimë kaluan tetë muaj”, thotë Simona Petreska, infermiere në spitalin e Prilepit.

Nga menaxhmenti i spitalit thonë se si arsye për mos përmbushjen e premtimeve ndaj tyre është bashkimi i dy subjekteve juridike, Shtëpia Shëdnetësore dhe Spitali i Përgjithshëm Prilep.

Ata thonë se për momentin po përgatitet sistematizim i cili pret miratim nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë për Shoqëri Informatike.

Më pas do të shpallen konkurse për këto vende pune të cilat do të pranohen, informoi Keti Smileska, drejtoreshë e spitalit “Borka Taleski” në Prilep.//Zhurnal.mk

Related posts

Deri tani 185.450 të diagnostifikuar me kovid

D V

Shkup: Së pari detaje për Omicronin, pastaj masa të reja

D V

Anketë e re: PDSH-ja thellon avantazhin në Tetovë, BDI ruan epërsinë në Gostivar

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More