Agjencia Zhurnal.mk.

78% e të hospitalizuarve me Covid janë të pavaksinuar

Shkup, 5 nëntor – Në periudhën nga 6 gusht deri më 4 nëntor në territorin e shtetit si raste pozitive me Kovid-19 janë konfirmuar 48.955 qytetarë. Prej tyre 28 për qind, gjegjësisht 13.886 persona, ishin tërësisht të vaksinuar. I madh është numri i qytetarëve të pavaksinuar të cilët janë infektuar me Kovid-19. Sipas statistikave për dy muajt e fundit, 35.069 qytetarë, gjegjësisht 72 për qind, e rasteve pozitive me Kovid-19 nuk ishin të vaksinuar. Përqindja e personave të hospitalizuar të cilët janë të pavaksinuar arrin 78 për qind, ndërsa vetëm 22 për qind e të gjithë pacientëve të hospitalizuar aktual janë tërësisht të vaksinuar. Vdekshmëria tek të pavaksinuarit është më e madhe në mënyrë drastike.

 

Këtë e tregon statistika e të vaksinuarve nga rastet pozitive me Kovid-19, që sot e publikoi Ministria e Shëndetësisë për periudhën nga 6 gusht deri më 4 nëntor.

Për të vaksinuarit, siç theksohet, konsiderohen personat të cilët janë vaksinuar me dy doza dhe kanë kaluar të paktën 14 ditë nga marrja e dozës së dytë të vaksinës.

Në periudhën nga 6 gushti deri dje (4 nëntor) në territorin e shteti kanë vdekur 1.688 pacientë me kovid-19. Prej tyre 1.376 pacientë gjegjësisht 82 për qind nuk ishin të vaksinuar, ndërsa vetëm 18 për qind, gjegjësisht 312 kanë marrë vaksinë. Sipas analizave, të vdekurit kanë pasur më shumë sëmundje të kombinuara kronike. Pacientët janë vaksinuar me të gjitha llojet e vaksinave të cilat janë në dispozicion tek ne.

Secila vaksinë e cila është në dispozicion tek ne është e sigurt, informojnë nga Ministria dhe apelojnë që qytetarët të vaksinohen, sepse vetëm kështu do të vijmë deri në imunitet kolektiv dhe do ta pengojmë përhapjen e mutacioneve të SarsKov2.

Related posts

Maqedoni e V.: Doza e tretë e vaksinave për të gjitha moshat

D V

Vijon votimi në Kumanovë dhe Nagoriçan të Vjetër

D V

Në Dibër, pas një muaji regjistrohet një rast i ri i Kovid-19

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More