Agjencia Zhurnal.mk.

75 raste të reja me Covid, asnjë i vdekur

Shkup, 20 shtator – Janë regjistruar 75 raste të reja me KOVID-19 nga 887 teste të kryera në 24 orët e fundit. Nga numri i përgjithshëm i rasteve të reja, 21 janë riinfektime, informon Ministria e Shëndetësisë.

 

Sipas të dhënave e Institutit për shëndet publik, 38 nga rastet e reja janë nga Shkupi, Kumanova – tetë, Velesi – gjashtë, Kavadari – katër, Ohri, Kërçova dhe Gjevgjelia kanë nga tre raste të reja, Manastiri, Prilepi dhe Shtipi nga dy dhe nga një është regjistruar në Negotinë, Radovish, Kriva Pallankë dhe Berovë.

Janë regjistruar 99 pacientë të shëruar: Shkup – 54, Kavadar dhe Prilep nga shtatë, Kumanovë – gjashtë, Ohër – pesë, Veles dhe Tetovë nga tre, Shtip, Gostivar, Koçan dhe Kratovë nga dy të shëruar dhe nga një në Gjevgjeli, Manastir, Negotinë, Kriva Pallankë, Berovë dhe Bogdanci.

Gjatë 24 orëve të fundit nuk ka persona të vdekur, ndërsa gjithashtu nuk janë regjistruar në Regjistrin e personave të vdekur me diagnozë KOVID-19 nga “Termini Im”.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me KOVID në vendin tonë prej fillimit të epidemisë është 342 323 nga 2 163 701 teste të bëra. Janë shëruar 332 150 pacientë, kanë vdekur 9524, ndërsa raste aktive janë 649.

Related posts

Moti sot i vranët dhe me reshje shiu

Z.H

Osmani: Nuk e kemi problem futjen e bullgarëve në Kushtetutë

D V

Trençevska: Mentorët social – një urë ndërmjet idesë për ndryshim dhe ndryshimit të vërtetë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More