Shkup, 13 janar – Kryetari i Komunës së Krushevës, Tome Hristovski e nënshkroi marrëveshjen për projektin “Krushevë dhe Elbasan – destinacion i njohur tejkufitar turistik”, në vlerë prej 744 mijë euro. Për Hristoskin kjo do të thotë fillim zyrtar i këtij projekti të rëndësishëm dhe përparim i madh në zhvillimin e turizmit.
“Sot e nënshkrova marrëveshjen me të cilën zyrtarisht fillojmë me implementimin e edhe një projekti nga fusha e turizmit. Me projektin ‘Rrethi i adrenalinës – zhvillim i turizmit avantaristik në Krushevë’ i cili arriti shumën prej mbi 700.000 euro, vazhdojmë me qëllimin për përmirësimin e turizmit dhe infrastrukturës turistike, si dhe ndihmë për sektorin hotelierik dhe promovim më i madh i Krushevës në suaza ndërkombëtare. Turizmi është prioriteti ynë dhe kjo është e ardhmja e Krushevës”, deklaroi Hristoski.
Projekti përfshin ndërtim të parkingut në qendrën e paraglajdit në Krushevë, vendosje të dy stacioneve matëse të fushës për paraglajdim në “Meçkin Kamen”, ndriçim LED të objekteve të kulturës dhe ndërtim i rrugicës për “daunhill”, çiklizëm malor.
Krusheva do ta implementojë projektin edhe përmes llojeve të ndryshme të trajnimeve dhe ngjarje për ndërtim të kapacitetit të sektorit hotelierik, thotë Hristoski.
Në projekt, krahas komunave Krushevë dhe Elbasan, janë përfshirë edhe dy organizata joqeveritare nga të dy shtetet. Aktivitetet janë pjesë e Programit tejkufutar: Republika e Maqedonisë së Veriut – Republika e Shqipërisë, në kuadër të instrumentit parainkiuadrues, alokacione nga viti 2018 deri në vitin 2020