Agjencia Zhurnal.mk.

72 raste të reja me Covid

Shkup, 17 qershor – Rreth 72 raste të reja me KOVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit ku janë bërë 772 testime. Nga numri i përgjithshëm i rasteve pozitive tetë janë riinfeksione.

Janë shëruar 35 pacientë, nuk ka viktima në 24 orët e fundit, ndërsa nga Regjistri i personave të vdekur me diagnozë Kovid-19 nga “Termini im” janë regjistruar dy persona të vdekur nga Shkupi të moshës 75 vjeçare të cilët kanë vdekur nga periudha prej datës 5 deri 9 qershor në kushte spitalore.

Ministria e Shëndetësisë (MSH) ka informuar se konform të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik (ISHP), nga 72 të sapoinfektuar, në Shkup janë 40, shtatë në Ohër, gjashtë në Tetovë, katër në Kumanovë, tre raste të reja në Kavadar, Strumicë dhe Kërçovë, dy në Manastir dhe nga një të sapoinfektuar në Prilep, Veles, Gostivar dhe Koçan.

Nga 35 të shëruarit, 25 janë nga Shkupi, dy nga Tetova dhe Koçani dhe nga një nga Kumanova, Kavadari, Kërçova, Manastiri, Kriva Pallanka dhe Vinica.

Nga fillimi i epidemisë, numri i të diagnostikuarve me KOVID-19 në vend është 312.879 nga 2.070 199 teste të bëra, 303.163 të shëruar, 9322 të vdekur dhe 394 raste aktive.

Related posts

Moti sot

Xh M

Pacientët me sëmundje të rralla, Shoqata: Mungesë e madhe e terapive

Xh M

Konsensus politik për korrupsionin mediatik përmes keqpërdorimit të flamurit evropian në parlament

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy