Agjencia Zhurnal.mk.

71 milionë më shumë të varfër në botë që prej muajit mars

Rritja e çmimeve globale të ushqimit dhe energjisë çoi 71 milionë njerëz, kryesisht në vendet me të ardhura të ulëta, në varfëri që nga marsi.

 

Këto janë të dhënat më të fundit nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, shkruan arbresh.info.

“Zgjerimi i varfërisë është dukshëm më i shpejtë se kur ndodhi tronditja e pandemisë së re të koronavirusit”, thuhet në njoftimin për shtyp, i cili pjesërisht ia atribuon rritjen e inflacionit luftës në Ukrainë, pavarësisht mohimeve të Rusisë.

Sipas këtij Programi të OKB-së, “transfertat e synuara të parave të gatshme për familjet janë më të drejta se subvencionet e përgjithshme të energjisë”. Programi konsideron në të njëjtën kohë se vendet e prekura kanë nevojë për mbështetje nga sistemi ndërkombëtar për të gjetur marzhe fiskale, për t’ia dalë mbanë.

“Ndërsa normat e interesit rriten si përgjigje ndaj rritjes së shpejtë të inflacionit, ekziston rreziku që varfëria e re të shkaktohet nga recesioni, i cili do të përkeqësojë më tej krizën, duke përshpejtuar dhe thelluar varfërinë në mbarë botën”, paralajmëron Programi në raportin e tij.

Programi shikon situatën në 159 shtete. Shtetet ku situata është më kritike janë ato të Ballkanit, Kaspikut dhe Afrikës Sub-Sahariane, veçanërisht ato të Sahelit./

Related posts

Rreth 150,000 refugjatë ukrainas janë regjistruar në Gjermani

D V

Tensionet Greqi-Turqi dhe rreziku i një konflikti

Xh M

Vrima e ozonit mbi Polin e Jugut tani është më e madhe se Antarktida

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More