Shkup, 5 janar – Dita e parë e Krishtlindjeve – 7 janari (e premte), sipas kalendarit ortodoks, është ditë jopune për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Siç kumtoi Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, ditë jo pune është shpallur në përputhje me Ligjin për festat.
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ua uron Krishtlindjet qytetarëve të fesë ortodokse.