Agjencia Zhurnal.mk.

7 afganë nisen për në Portugali, në Maqedoni kanë ngelur edhe 400 të tjerë

Shkup, 26 tetor – Shtatë shtetas afganë, katër të rritur dhe tre fëmijë, sot në mëngjes u nisën nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit përmes Stambollit për në Portugali si destinacion të përhershëm, njoftoi zyra për shtyp e qeverisë.

Bëhet fjalë për punonjës të organizatave ndërkombëtare dhe familjet e tyre, të cilëve në të kaluarën vendi ynë u ka siguruar strehim të përkohshëm si pjesë e një operacioni humanitar ndërkombëtar për të ndihmuar popullatën pro-demokratike në Afganistan, e cila është nën kërcënimin e qeverisë së re talebane në vend.

Maqedonia e Veriut aktualisht po ofron strehim për 400 shtetas afganë. Ata marrin të gjithë mbështetjen e nevojshme këtu derisa të sigurohet një transferim në destinacionin e tyre përfundimtar. Shpenzimet e qëndrimit mbulohen nga organizatat ndërkombëtare, qëndron në kumtesë.

Related posts

IBU lançoi zyrtarisht Qendrën e Hulumtimeve Ballkanike

Redaksia

“Jo Kina, jo Korea” – Ali Ahmeti: Nuk ka alternativë tjetër përveç anëtarësimit në BE

Xh M

Arrijnë në portin e Selanikut 76 automjete ushtarake, donacion i Norvegjisë për Maqedoninë e Veriut

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy